🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,869 ▲ +0.88% ETH $2,026 ▲ +2.26% XRP $1.3503 ▲ +0.99% SOL $83.4200 ▲ +0.49%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kosova

EULEX-i do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, priti në takim Shefen e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, ku bashkërisht diskutuan mbi mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët, në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur.

Sipas një njoftimi, kryesuesi Gjetaj, njoftoi Shefen e Misionit të EULEX-it, për punën dhe aktivitetet e realizuara nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës, gjithnjë me mbështetjen edhe të institucioneve ndërkombëtare, në përpjekjen e përbashkët për ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes të të gjithë personave të zhdukur.

Po ashtu, thuhet më tej, Gjetaj theksoi se ‘Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, gjegjësisht Qeveria e Republikës së Kosovës, mbetet e përkushtuar në ofrimin e gjithë përkrahjes së nevojshme për punën profesionale, dhe çdo lokacion të shënjuar brenda territorit të Republikës së Kosovës ta procedojmë sa më parë në kuptimin e vlerësimit profesional, gjithnjë në respektim të procedurave ligjore në fuqi dhe të drejtës së familjarëve për të ditur për fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre’.

“Shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, edhe gjatë këtij takimi siguroi kryesuesin Gjetaj, që EULEX-i do të vazhdojë të ofrojë gjithë përvojën, dijen, pajisjet dhe ekspertizën profesionale për institucionet e Kosovës, në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur. Shefja e EULEX-it, shtoi se ‘EULEX është këtu për të ndihmuar institucionet e Kosovës, dhe Kosova duhet të ecë përpara duke trajtuar edhe çështjet nga e kaluara, dhe sigurisht që çështja e personave të zhdukur është një nga çështjet kyçe, edhe pse gjetja e personave të zhdukur, është proces tejet i ndërlikuar. Dhe sa më shumë koha kalon, gjërat vështirësohen, por sido që të jetë ne nuk do të dorëzohemi’”, thuhet më tej në njoftim.

Gjithashtu bëhet e ditur se kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, shprehu mirënjohjen për angazhimin dhe punën që është bërë nga ekspertët e EULEX-it dhe bashkërisht u vlerësua e nevojshme që të intensifikohet bashkëpunimi mes të gjithë akterëve të angazhuar në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur.

Në fund të takimit, kryesuesi Gjetaj dhe shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, janë dakorduan që të vazhdojnë së bashku në këtë proces dhe të bëhet gjithçka është e mundur për t’u bërë, që familjarët e personave të zhdukur të mësojnë të vërtetën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.