Eurostat: Rumania dhe Bullgaria janë kërcënuar më seriozisht nga varfëria
Rumania dhe Bullgaria ndodhen në vend të parë në Bashkimin Evropian për nga varfëria dhe përjashtimi social, duke pasur parasysh se në vitin 2014, 40% të popullsisë së këtyre shteteve ka qenë në një situatë të tillë.
Kjo thuhet në raportin e shërbimit statistikor të Bashkimit “Eurostat”.
Popullsia e përbashkët në kuadrin e BE-së, e kërcënuar nga varfëria dhe përjashtimi social ka qenë 24,15%.
Për shembull për Çekinë kjo përqindje ka qenë 14,8.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.