☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 89.48 ▼1.15%
ARI 4,082 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,160 ▼ -5.28% ETH $2,238 ▼ -7.45% XRP $1.1978 ▼ -9.13% SOL $90.1200 ▼ -6.93%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.48 ▼1.15 % ARI 4,082 ▼0.78 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.48 ▼1.15 % ARI 4,082 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Politika

Shehi: Reforma në drejtësi u miratua me presionin ndërkombëtar, ka trembur politikanët

Ish-deputeti Dashamir Shehi, i pranishëm në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka theksuar se reforma në drejtësi u miratua vetëm pas presionit ndërkombëtar.

Sipas tij, të huajt, kur panë se çfarë ndodh me korrupsionin në Shqipëri, menduan të krijonin gjykata speciale për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Ai tha se në realitet drejtësia ka trembur politikën, pasi për herë të parë shihen zyrtarë të lartë në burg.

Pjesë nga biseda:

Shehi: Me fjalën reformë në Shqipëri është abuzuar shumë këtu. Reforma në drejtësi u bë nën presionin e të huajve, siç janë bërë gjykatat speciale në Kosovë, Maqedoni, Kroaci dhe Rumani. Kur në një vend si Shqipëria, ku niveli i korrupsionit është shumë i lartë, duhen elementë specialë. Politika nuk është se ka dënuar njëri-tjetrin. Politika ka ndërtuar një sistem korporativ. Po t’i shohësh para zgjedhjeve thonë “sa të vijmë, hajdutët e të tjerë”. Pastaj, sapo vijnë, thonë “kështu e ka politika”.

Po i mbani mend ato historitë me Nanon e Berishën. Të huajt e kuptuan që në këtë vend, ku nuk dënohen zullumqarët e mëdhenj, duhet një gjykatë speciale; u bë pikërisht për këtë punë.

Borakaj: E ka trembur politikën?

Shehi: Po, e ka trembur. Asnjëherë më parë nuk kanë hyrë në burg ministra. Po a funksionon i gjithë sistemi në bllok? Patjetër që jo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.