⛈️
Tiranë 26°C · Stuhi me breshër 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,310 ▼ -0.49% ETH $2,539 ▲ +1.51% XRP $1.3678 ▲ +0.41% SOL $101.9000 ▲ +0.42%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Bota

Evropa drejt një vjeshte më dinamike, Mesdheu mund të përfshihet nga më shumë reshje

– Pas një vere të karakterizuar nga prania e vazhdueshme e presionit të lartë atmosferik mbi Evropë, fillimi i vjeshtës mund të shoqërohet me një situatë atmosferike të ndryshme, sipas “Il Messagero”.

Përditësimet më të fundit të parashikimeve sezonale të modelit ECMWF tregojnë një skenar, në të cilin zonat me presion të ulët mund të luajnë një rol më të rëndësishëm në kontinent.

Parashikimet e para

Sipas parashikimeve për tremujorin e vjeshtës, pritet të regjistrohet një anomali negative e presionit atmosferik në zonën që përfshin Atlantikun lindor, Ishujt Britanikë, Francën dhe pjesën më të madhe të Evropës Qendrore dhe Perëndimore.

Një situatë e kundërt mund të shfaqet në vendet më veriore, veçanërisht në Skandinavi, ku niveli i presionit atmosferik mund të jenë mbi mesataren.

Një konfigurim i tillë atmosferik, mund të favorizojë lëvizjen e sistemeve të paqëndrueshme drejt jugut, duke rritur mundësinë që ato të përfshijnë edhe zonën e Mesdheut dhe Italinë.

Reshje më të shpeshta në Mesdhe dhe Ballkan

Të dhënat e modelit tregojnë anomali pozitive të reshjeve në disa zona të Evropës Qendrore dhe Jugore.

Ndër rajonet që mund të preken më shumë janë, Mesdheu Qendror, Italia, Ballkani dhe disa pjesë të Evropës Lindore.

Ky sinjal nuk duhet interpretuar si një parashikim për një vjeshtë vazhdimisht me shi.

Ai tregon më tepër një mundësi për rritjen e frekuencës së situatave atmosferike, që favorizojnë ardhjen e sistemeve të paqëndrueshme dhe formimin e strukturave me presion të ulët mbi Mesdhe.

Për Italinë, kjo do të thotë se mund të rritet mundësia për periudha me mot të paqëndrueshëm, pas një vere të karakterizuar nga stabilitet më i madh atmosferik dhe mbizotërimi i presionit të lartë.

Sistemet e paqëndrueshme me origjinë nga Atlantiku dhe Mesdheu, mund të kenë më shumë hapësirë për të depërtuar, duke sjellë një mot më dinamik.

Mesdheu i ngrohtë

Një tjetër faktor që e bën këtë skenar veçanërisht interesant është temperatura e Detit Mesdhe.

Pas akumulimit të një sasie të konsiderueshme nxehtësie dhe lagështie gjatë muajve të verës, Mesdheu mund të përbëjë një burim shtesë energjie për sistemet e paqëndrueshme atmosferike.

Kur kushtet atmosferike janë të favorshme, kontrasti mes sipërfaqes ende shumë të ngrohtë të detit dhe ardhjes së masave ajrore më të paqëndrueshme, mund të kontribuojë në zhvillimin e reshjeve intensive dhe të fenomeneve të rëndësishme, në nivel lokal.

Megjithatë, kjo mbetet një mundësi që varet nga zhvillimi konkret i situatave atmosferike dhe nuk duhet konsideruar si një parashikim automatik për shfaqjen e fenomeneve ekstreme.

Parashikimet

Kalimi nga vera në vjeshtë, shoqërohet natyrshëm me ndryshimin e qarkullimit atmosferik në hemisferën veriore.

Me tërheqjen graduale të brezit subtropikal dhe riforcimin e aktivitetit të rrymës së fuqishme ajrore në lartësi, e njohur si “jet stream”, sistemet e paqëndrueshme mund të depërtojnë më lehtë drejt vendeve të Mesdheut.

Këtij ndryshimi sezonal, mund t’i shtohen edhe dinamikat që lidhen me luhatjet atmosferike me origjinë tropikale.

Këto dukuri mund të ndikojnë në përhapjen e valëve “Rossby” (të quajtura edhe valë planetare, të cilat janë gjigante, të shkaktuara nga rrotullimi i planetit) dhe, si rrjedhojë, të kontribuojnë në ndryshimin e vendosjes së zonave me presion të lartë dhe të ulët midis Atlantikut dhe Evropës.

Roli i “El Ninos”

Edhe i nxehti “El Nino” mund të luajë një rol në ndryshimin e qarkullimit atmosferik në shkallë të gjerë, por vetëm ky fenomen nuk mjafton për të përcaktuar kushtet e motit në Evropë.

Ecuria meteorologjike e kontinentit, varet nga ndërveprimi i një numri të madh faktorësh atmosferikë dhe oqeanikë.

Në përgjithësi, projeksionet aktuale sugjerojnë se vjeshta mund të jetë më dinamike krahasuar me verën, me mundësi më të mëdha për reshje në Itali dhe në pjesën qendrore të Mesdheut.

Në të njëjtën kohë, temperaturat mund të vijojnë të qëndrojnë mbi vlerat mesatare të sezonit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.