⛈️
Tiranë 25°C · Stuhi me breshër 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,294 ▼ -0.38% ETH $2,540 ▲ +1.37% XRP $1.3671 ▲ +0.45% SOL $101.8600 ▲ +0.67%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Kronika

“Gjuetia” ndaj shqiptarëve, ambasadori Uran Ferizi ankesë zyrtare pranë Rregullatorit të Medias në Britani: Po

Ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, diplomati Uran Ferizi njoftohet se ka depozituar një ankesë zyrtare pranë Rregullatorit të Medias në Angli, në lidhje me një reportazh të medias së njohur “Sky News”.

Sipas tij, reportazhi që ngre paragjykime mbi komunitetin shqiptar në Angli, është i njëanshëm dhe i papërgjegjshëm, ndaj diplomati ynë Uran Ferizi i është drejtuar fillimisht televizionit dhe më pas ka vënë në lëvizje Rregullatorin e medias.

“Në vijim të reportazhit të njëanshëm dhe të papërgjegjshëm të Sky News, 6-7 gusht, mbi shqiptarët dhe komunikimit të zhvilluar me drejtuesit e këtij kanali, sot Ambasada e Shqipërisë në Londër depozitoi një ankesë zyrtare pranë Ofcom, autoritetit rregullator britanik të medias.

Ankesa ngre shqetësime serioze për pasaktësi, mungesë konteksti dhe përgjithësime të pajustifikuara, të cilat e lidhin identitetin shqiptar me kriminalitetin dhe, në vend që të informojnë me përgjegjësi, prezantojnë dhe përforcojnë stereotipe etnike ndaj shqiptarëve.

Liria e medias është themelore. Po aq themelor është detyrimi që ajo të jetë e saktë dhe të mos ushqejë paragjykime ndaj një komuniteti të tërë për veprimet e disa individëve”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ambasadës së Shqipërisë në Angli.

Në ankesën që ambasadori Uran Ferizi i ka dërguar së pari televizionit, ai thekson se ndërsa aktiviteti kriminal është qartësisht një temë legjitime për gazetarinë, formulimi i përgjithshëm i këtij raporti i lidh vazhdimisht shqiptarët si kombësi me krimin e organizuar, kontrabandën e njerëzve dhe tregtinë e drogës në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai shton se reportazhi me temë “Nuk është asgjë, vëlla”: Kontrabandistët shqiptarë tallen me kufijtë e Mbretërisë së Bashkuar për të nxitur tregtinë e drogës” (botuar rreth 6 gushtit 2026), rrezikon të përforcojë stereotipin e dëmshëm se kriminaliteti është disi karakteristikë e shqiptarëve, në vend të veprimeve të një numri të vogël individësh.

“Raportimi i përgjegjshëm duhet të dallojë qartë midis rrjeteve kriminale dhe një komuniteti të tërë kombëtar. Shumica dërrmuese e shqiptarëve që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar janë banorë që zbatojnë ligjin dhe kontribuojnë pozitivisht në shoqërinë britanike. Mbulimi që nuk arrin të bëjë këtë dallim kontribuon në paragjykime dhe dëmton raportimin e drejtë dhe të saktë”, vijon ankesa e diplomatit shqiptar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.