☁️
Tiranë 11°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,987 ▲ +1.55% ETH $2,027 ▲ +2.13% XRP $1.3525 ▲ +1.58% SOL $83.8200 ▲ +1.12%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Falimenti i Volalba, gjykata zhbllokon llogaritë bankare

Llogaritë bankare të kompanisë së tullave Volabla e cila është në procedurë falimenti janë zhbllokuar. Në një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë thuhet se janë anuluar të gjitha detyrimet që i janë ngarkuar shoqërisë Volalba nga ana e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve. Kjo nënkupton se kompanisë do t’i fshihen detyrimet tatimore dhe do t’i njihen si borxh i vetëm shuma prej 70.1 milionë lekë.

“Me datë 31 tetor 2016, Drejtoria Rajonale Tatimore ka vendosur bllokimin e llogarive bankare në lekë dhe valutë të Volalba shpk dhe administratorit të kësaj Shoqërie për shkak të detyrimit të mbërritur deri me datë 31 tetor 2016 prej 75,628,604 lekë ndërsa detyrimi i mbërritur deri me datë 24 shkurt 2017 është 81, 297, 198 lekë duke u shtuar në mënyrë progresive për çdo ditë që ecën”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Kjo është një tjetër masë e gjykatës në lidhje me procesin e falimentit të kësaj shoqërie, pas asaj të nxjerrjes së aseteve në anknad publik.

Volalba” ishte biznesi më i madh në vend i prodhimit të tullave, që e ushtroi aktivitetin në ish-fabrikën shtetërore të tullave, në Lushnjë.

Ajo e shpalli falimentin në vitin 2013, ndërsa aktualisht është në fazën kur po synon kur po synohet shitja e aseteve me qëllim që të likuidohen kreditorët, sipas radhës së përcaktuar në Kodin e Procedurës Civile.

Sipas të dhënave zyrtare, në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë janë 31 çështje falimenti, nga të cilat 23 janë të mbartura dhe vetëm tetë të reja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.