Ekonomia

FED invest, Konini: 90 milionë euro kredi për 200 mijë antarë

Asambleja e Përgjithshme e FED invest bën bilancin dhe prezanton prognozën për 5 vitet e ardhshme.

Institucioni i cili tashmë prej shumë e shumë vitesh ka marrë përsipër të hyjë në tregun financiar duke ushtruar aktivitet të reduktuar “bankar”, jo në aspektin e dobisë ekonomike, por operacioneve, pra duke ditur të menaxhojë termin “kredi” dhe ka arritur tu mësojë “a”-në e tregut bujqëve tanë, të dalë pas 90-tës nga sistemi kooperativist, të cilët tani mund të konsiderohen fermerë, pra FED invest ka zhvilluar ditën e hënë, më 25 prill 2016, në Durrës, analizën vjetore ku Asambleja e Përgjithshme ka prezantuar punën e bërë dhe ka paraqitur me transparencë, hapat e nesërm, të paktën progmozën per vitet që vijnë. FED invest, pagëzimi i ri i Bankës së Shqipërisë, më 2 mars 2016, është pasues i Unionit Financiar Kursim-Kredi, me një ndryshim organizativ dhe funksional të brëndëshëm: tashmë 70 Shoqëritë e Kursim Kreditit do të operojnë në një Shoqëri të vetme Kursim Krediti.

Asambleja e fermereveZonja Zana Konini, Kryetare  e Bordit FED invest, tha se ““Ne të gjithë jemi dëshimtarë të procesit të transformimit të Unionit dhe përpjekjeve të mëdha që kemi bërë për të shpjeguar dhe kuptuar së bashku domosdoshmërinë për një organizim të ri, tek të gjithë grupet e brendshme dhe të jashtme të interesit në lidhje me zhvillimin e institucionit tone”.

“Zhvillimet e 25 viteve në agrikulturën shqiptare,  mjedisi ku operohet, po dhe perspektiva e bashkimit  në Bashkimin Europian, sipas zonjës  Zana Konini, kanë krijuar premisat që FED invest të vazhdojë të mbetet lider për mbështetjen e sektorit të agrikulturës dhe promotori kryesor i zhvillimit progresiv dhe të qëndrueshëm në afatgjatë”.

Në këtë proces integrimi, mbështetja nga Banka e Shqipërisë, Fondi Europian për Europën Juglindore dhe Rabobank nuk ka munguar.

a (6) (1)Lidhur me efektet e organizimit të ri,  zonja Zana Konini, Kryetare  e Bordit FED invest, tha se: “gjatë pesë viteve të ardhme numri i anëtarëve do të arrijë në 200,000; do kete një portofol kredie prej 90 milionë euro;  kredia konsumatore do të rritet 50% në vlerën e portofolit të kredisë; do të ketë llogari rrjedhëse për të gjithë anëtarët tanë; pagesat e shërbimeve utilitare do të bëhet në mënyrë bankare përmes FED invest,”, etj.

Tashmë FED invest është e shtrirë thuajse në të gjithë vëndin. Gjeografikisht ajo me 34 mijë antarë është prezente në 1/3 e fshatrave ku jeton gjysma e popullsisë rurale, etj. por me një prognozë ambicioze.

Behar Gjoni, drejtor i Departamentit të Kredisë dhe Zhvillimit, ndër të tjera foli për komitetet e kredisë në të gjitha degët anëtare të shoqërisë.  “Në lidhje me aplikimin e kësaj procedure janë bërë edhe takime në terren në degët e rretheve në mënyrë që të analizojmë konkretisht situatën e re të krijuar nga bashkimi i SHKK-vë në një SHKK të vetme. Parimi, ashtu si edhe më parë është një standard, një markë, një procedure,” tha Gjoni. Duke u ndalur në shifra konkrete të shoqërisë, ai nënvizoi se numërohen 33,980 anëtarë, të shpërndarë në 1,100 fshatra me 17 zyra rajonale, me një portofol  kredie prej 2 710 000 000 lekë dhe portofoli i depozitës 2,430,000,000 lekë”.

a (5) (1)“Interesante është zhvillimi i teknologjisë së shërbimeve, ku veprimet dhe procedurat do të kryhen online dhe pa vonesa. Burimet njerëzore dhe rekurtimet do të jenë gjithashtu në fokus të objektivave, po ashtu edhe trajnimet e stafit. Konkretisht investimet do të fokusohen në 3 drejtime kryesore; 10 milionë lekë në IT; 17 milionë lekë për hapjen e degëve të reja dhe 12 milionë lekë për implementimin e planit strategjik,’ tha Edvin Libohova, drejtor Financiar i Operacioneve. Sipas tijdo të kemi një rritje të portofolit të kredisë me 14%, rritje të depozitave me 15 %, rritje të numrit të anëtarëve dhe shtim të 13  degëve të reja, duke e çuar numrin total në 83 degë”. D.K.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button