Ekonomia

FED invest mbështet me kredi fermerët për mbjelljen e grurit

Në sajë të mbështetjes me anë të skemës kombëtare FED invest financon të gjithë fermerët me një kredi të dedikuar për mbjelljen e grurit

FED invest si një korporatë e madhe financiare jo-fitimprurese  është  promotori kryesor i sipërmarrjes në zonat rurale ku mbulon më shumë se 3000 fshatra duke i ofruar shërbime financiare të gjithe fermerëve dhe sipërmarrësve rural. Lidhja dhe besimi 30 vjeçar me komunitetit rural e bën Shoqërinë Kursim Krediti FED invest lider në shërbimet financiare në të gjithë Shqipërinë.

SHKK FED invest ka 64 degë dhe një shtrirje territoriale në të gjithë vendin ku marrin shërbime financiare dhe jo-financiare mbi 85.000 anëtarë. Portofoli i kredisë kap vlerën e 5.5 miliardë lekë ku sektori i bujqësisë dhe blegtorisë zë pjesën më të madhe të financimeve. Mbi 20.000 anetarë janë kredimarrës aktiv ku çdo ditë marrin shërbime financiare pranë degëve të FED invest. Anëtarët e FED invest marrin të gjitha shërbimet pothuajse njësoj si në një bankë e nivelit të dytë. Ne, si një  partner i specializuar i financimit në sektorin e Bujqësisë jemi gjithmonë mbështetës të Agro Biznesit duke iu ofruar një gamë të gjerë produktesh financiare dhe jofinanciare të përshtatura sipas segmenteve dhe nevojave të ndryshme në sektorin e bujqësisë.

FED invest është një institucion dinamik dhe i përgjigjet të gjithë anëtarëve me produkte të reja dhe të përshtatura për tregun. Gjatë të gjithe muajit tetor dhe nëntor ne i ofrojmë fermerëve një produkt të ri “Kredi e dedikuar për mbjelljen e grurit”.

FED invest me kredinë e dedikuar për mbjelljen e grurit i ofron kushtet më të veçanta të gjithë anëtarëve :

  • Norma interesi më e ulët në treg;
  • Kredi me transhe sipas nevojave;
  • Aprovim i shpejtë dhe pa kolateral;
  • Zero komision disbursimi;
  • Pa pagesa të ndërmjetme;
  • Një pagesë e vetme kësti në fund të periudhës, pas shitjes së prodhimit.

Nga data 1 Shtator deri më date 23 Shtator ishin me shumë 8000 fermerë të cilët aplikuan për skemën kombëtare “Mbështesim Prodhimin e grurit në vënd”. Të gjithë fermerët që mbjellin grurë marrin 30 mijë lekë/hektar nga kjo skemë e AZHBR-s, Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.  Kjo mbështetje vjen në një kohë krize globale si pasojë e luftës në Ukrainë, e cila është një nga prodhuesit e grurit më të mëdhenj ne Europe, për të nxitur prodhimin vendas. Përfitues për mbjelljen e grurit do të jenë fermerët individualë, Shoqata të Bashkëpunimit Bujqësor, si dhe persona fizik ose juridik.

Për më shumë infomacion dhe detaje mbi këtë produkt vizitoni faqen tonë te websitit dhe rrjetet tona sociale ose na telefoni në numrin 069 70 60 000.  Website: www.fedinvest.al  Facebook:  @fedinvest.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button