🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 99.25 ▲0.55%
ARI 4,990 ▼1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $73,281 ▲ +2.03% ETH $2,260 ▲ +6.73% XRP $1.4751 ▲ +4.25% SOL $93.3600 ▲ +5.42%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.25 ▲0.55 % ARI 4,990 ▼1.43 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.25 ▲0.55 % ARI 4,990 ▼1.43 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Muzike

Fest ‘62 në RTSH, nis nata e parë e Festivalit

Edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës në RTSH ka ngritur siparin mbrëmjen e sotme, duke nisur kështu udhëtimin e 4 netëve magjike në transmetim televiziv.

Nën moderimin e Kledi Kadiu, Adriana Matoshit, Krisa Caushit dhe Xhuliano Xhules, mbrëmja e sotme premton plot surpriza dhe momente emocionuese.

Në skenën e “Pallatit të Kongreseve” do të ngjiten në këtë natë të parë 16 këngë, në garën për të lënë gjurmën e tyre në muzikën shqiptare, si edhe për ëndrrën drejt edicionit të 68-të të Festivalit Europian që do të mbahet në Malmo të Suedisë.

Fest ‘62, eventi më i rëndësishëm muzikor në vend, ka rezervuar plot surpriza për publikun këtë mbrëmje, teksa në skenë do të performojë edhe këngëtari i famshëm italian, Umberto Tozzi, i cili do të sjellë një kolazh të hiteve të tij ndër vite.

Publiku do të njihet sonte për herë të parë me këngët pjesëmarrëse në Festival, ndërsa artistët që do të performojnë në këtë natë të parë janë: Stivi Ushe; Besa Kokëdhima; Mal Retkoceri; Eldis Arrnjeti; Shpat Deda; Jehona Ponari; Peter Pan Quartet; Festina Mejzini; Kastro Zizo; Luan Durmishi; Melodajn Mancaku; Olsi Ballta; Andi Tanko; Sergio Hajdini; Santino De Bartolo; Olimpia Smajlaj.

Festivali i 62 i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të arrijë tek çdo shqiptar kudo në botë. Katër netët e festivalit do të transmetohen drejtpërdrejt në RTSH-1, Radio Tirana 1 dhe RTSH muzikë.

Ndërkohë tre netët e para të Fest ‘62 do të kenë mundësi t’i ndjekin drejtpërdrejt edhe teleshikuesit nga Kosova përmes valëve të kanalit muzikor të RTK dhe nata finale do të transmetohet në kanalin kryesor të Radio Televizionit të Kosovës.

Po ashtu nata finale do të transmetohet live edhe në Maqedoninë e Veriut dhe do të vijë përmes valëve të kanalit të dytë maqedonas, atij në gjuhën shqipe.

Libreti i Festivalit të këtij viti i është besuar një figure të njohur tashmë në fushën e letrave, Enkel Demi. Ndërsa regjia i është besuar njërit prej mjeshtrave të artit televiziv, Pali Kuke. Ndërkohë, Elton Dedën këtë radhë nuk do ta shohim vetëm në fushën e interpretimit dhe kompozimit, por në Festivalin e 62 ai vjen edhe si drejtuesi i band dhe pianisti i Festivalit. Bojken Lako është Drejtori Artistik i Fest 62.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.