Ekonomia

FESTAT/ Rama zbulon shifrat: Sa shpërblim do marrin pensionistët dhe familjet në nevojë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se me rastin e festave të fundvitit ka vendosur që të shpërblejë pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike.

“Ky vit ka një rëndësi të veçantë për mirënjohjen që njerëzit në nevojë u kanë dhënë reformave dhe janë përballur me kostot e tyre.

Paketë solidariteti që shkon në të njëjtën linjë me rritjen e konsiderueshme të pagave dhe me një rritje edhe pse jo të mjaftueshme, por të ndjeshme të pensioneve.

Për pensionistët, qeveria do të verë në dispozicion fondin më të madh në 25 viteve në vigjilje të festave duke u dhënë çdo njërit prej tyre 60 mijë lekë të vjetra, e barabartë me shifrën e rritjes së pensionit.

Për kategorinë e personave me aftësi të kufizuar apo familjet me ndihmë ekonomike, do të jepet për çdo familje 20 mijë lekë të vjetra.

Nga ana tjetër, për 2498 familje të përmbytura në vite do të jepen dëmshpërblimet përkatësisht për 594 familje në Tiranë, 513 në Fier, 498 në Durrës, 92 në Berat, 120 në Lezhë, 175 në Vlorë dhe 7 në Korçë.

Shumë që do të vendoset në dispozicion do të jetë nga 6.8 mln lekë të vjetra për familje deri në 110 mijë lekë.

Fermerët e prekur nga dermatoza fond 3 mln dollarë dhe kompensim për çdo lopë”, deklaroi Rama.

Rama premtoi edhe një lehtësim te konsiderueshëm te detyrimeve të prapambetura për energjinë.

Sjellja e konsumatorit në raport me OSHEE-në është në një përmirësim të qëndrueshëm. Këta konsumatorë që falë reformës dhe besimit se sistemi do të jetë i drejtë, meritojnë edhe mirëkuptim përmes lehtësimit të detyrimeve të tyre. Një paketë suplementare po bëhet gati brenda pak ditësh për të vazhduar procesin e transformimit të fshatit përmes rritjes së kapaciteteve ujitëse dhe kulluese”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button