Publiku do të lejohet të marrë pjesë në Rotterdam Ahoy nëse rrethanat do ta lejojnë. Qeveria hollandeze do të donte ta organizonte ngjarjen ashtu siç quhet tashmë “fushë-laborator”, një test praktik për të kuptuar sesi ngjarje të mëdha mund të behen në mënyrë të sigurtë dhe të përgjeshme dhe me spektatorë.
Të nënta shfaqjet, 6 provat, 2 gjysmë filnalet, dhe finalja e madhe mund të presin deri në 3,500 spektatorë secila. Ata duhet të kenë një test negativ. Kjo është gjysma e spektatorëve që priteshin vitin e kaluar.
Në muajt e fundit, komiteti organizator ka punuar në katër skenarë sesi mund të mbahet festivali. Fokusi ka qenë për t’i sjellë të 39 shtetet në Hollandë, me masa të gjera sigurie dhe një program testimi.
Komiteti është i kënaqur me njoftimin e bërë: spektatorë nëse rrethanat e lejojnë.Sietse Bakker (Mbikqyrës I Festivali Evropian 2021) thotë: Fakti që ne tani kemi mundësinë të hapim skenarin për një festival përsëri me spektatorë, është një gjë që vetëm mund ta ëndërronim. Ne u jemi mirënjohës qeverisë dhe agjensisë së re Field Lab për këtë perspektivë dhe besimin që na dhanë.Përgjigjja e EBU-së
EBU I përgjigjet njoftimit të qeverisë hollandeze për të lejuar publikun, nësë rrethanat do ta lejonin. Martin Osterdahl (Mbikqyrësi ekzekutiv I festivalit nga EBU ) thotë: “Ne e mirëpresim vendimin e qeverisë hollandeze dhe mundësinë për të ftuar “tifozët” e festivalit për të na u bashkuar teksa kthehemi me festivalin në Maj.Ne do të vlerësojmë mundësitë që kemi tani dhe do të njoftojmë më shumë detaje në javët që vijnë, sesi në mënyrë të sigurtë, do të presim spekatorët në arenën Ahoy të Roterdamit, nëse situata do ta lejojë. Shëndeti dhe siguria e atyre qe marrin pjesë mbetet në krye të listes së gjërave të rëndësishme.Siç është njoftuar edhe më parë, të gjithë delegacionet, artistët dhe ekipet e prodhimit do të ndjekin një protokoll të rreptë dhe nuk do të vihen në kontakt me publikun për asnjë arsye.”
Roterdami është I kënaqur me zhvillimet
z. Alderman Kasmi (Kryetari I Bashkisë së Rotterdamit) thotë: “Ky është një lajm shumë I mirë! Tani për tani ne mund të përgatitemi për nëntë shfaqjet, ku edhe pse të kufizuar, spektatorët mund të jenë të pranishëm. Sa mirë që do të ketë dashamirës qe do e ndjekin shfaqjen nga kaq afër. Diçka që unë nuk guxoja as ta ëndërroja. Më bëhet qejfi që qeveria e shprehu këtë ambicie. Si një vend mikpritës Roterdami është gati ta bëjë këtë të mundur në një mënyrë të sigurtë, bashkë me EBU dhe gjithë radiotelevizionet. Tani numërimi mbrpasht ka nisur për një festival të paharrueshëm.”



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.