☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,717 ▲0.53%
DOW 52,356 ▼0.01%
NASDAQ 26,460 ▲1.11%
NAFTA 99.92 ▼1.81%
ARI 4,069 ▲0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,630 ▲ +0.49% ETH $2,346 ▲ +0.98% XRP $1.3244 ▲ +2% SOL $101.0100 ▲ +0.13%
S&P 500 7,717 ▲0.53 % DOW 52,356 ▼0.01 % NASDAQ 26,460 ▲1.11 % NAFTA 99.92 ▼1.81 % ARI 4,069 ▲0.76 % S&P 500 7,717 ▲0.53 % DOW 52,356 ▼0.01 % NASDAQ 26,460 ▲1.11 % NAFTA 99.92 ▼1.81 % ARI 4,069 ▲0.76 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Arte

Festivali i Pranverës rikthehet pas më shumë se dy dekadash, këngëtarët ngjiten në skenë në qershor

Festivali i Pranverës rikthehet pas më shumë se dy dekadash mungesë, duke sjellë në skenë një nga ngjarjet më nostalgjike të muzikës shqiptare. Më 6 dhe 7 qershor, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, festivali do të zhvillohet nën tingujt e Orkestrës së RTSH-së. Radio Televizioni Shqiptar ka publikuar tashmë listën e këngëtarëve konkurrues në festival.

RTSH bën të ditur se, Festivali i Pranverës rikthehet si një platformë e fuqishme për promovimin e artistëve shqiptarë, me premtimin për të sjellë muzikë cilësore dhe prodhime që i japin një dimension tjetër artit në vend. Festivali sjell në skenë njëzet këngë. Këngëtarët që do të konkurrojnë këtë vit në Festivalin e Pranverës, që do të zhvillohet për dy mbrëmje me radhë gjatë muajit qershor janë: Akullthyesit, Alban Çuku, Alegra Jaho, Algert Sala, Arsi Bako, Drina Sheu, Enxhi Kumrija, Erand Sojli, Flavia Zere, Frederik Ndoci dhe Anjeza Marku, Frensi Revania, Herva Novaku, Jet, Kejsi Jazxhi, Martina Serreqi, Niki Zaimi, Peter Pan Quartet, Vesa Kelmendi, Voltan Prodani, Xhon Jesku.

Festivali i Pranverës që do të rikthehet nga Radio Televizionin Shqiptar pas më shumë se dy dekadash mungesë dhe pritet që këtë vit të zhvillohet përgjatë dy netëve, dikur ka qenë ndër aktivitetet e rëndësishme të vitit në fushën e muzikës në vendin tonë. Festivali i Pranverës që do të zhvillohet këtë vit pasuron dhe jetën artistike të Tiranës, si dhe duke krijuar një hapësirë të rëndësishme për promovimin e muzikës shqiptare bashkëkohore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.