🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.25 ▼1.48%
ARI 4,073 ▲0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,798 ▲ +1.15% ETH $2,345 ▲ +1.62% XRP $1.3210 ▲ +2.39% SOL $101.1100 ▲ +0.78%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.25 ▼1.48 % ARI 4,073 ▲0.87 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.25 ▼1.48 % ARI 4,073 ▲0.87 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Arte

Finalja e madhe e “Eurovision 2026”, Alis Kallaçi përfaqëson Shqipërinë me “Nan”

Shqipëria në finalen e madhe të “Eurovision Song Contest 2026” që zhvillohet këtë mbrëmje në Vjenë. Këngëtari Alis Kallaçi pas performancës me këngën “Nan” në gjysmëfinalen e dytë të kompeticionit europian arriti të kualifikohet mes finalistëve të këtij edicioni. Ndërsa performanca e Kallaçit solli emocione, interpretim vokal të veçantë dhe një atmosferë prekëse artistike, në skenë bashkë me të ishte edhe aktorja Raimonda Bulku, me një rol të veçantë gjatë performancës së këngës “Nan”, duke mishëruar figurën e nënës me një prezencë të ndjerë dhe simbolike.

Ndërsa këtë mbrëmje këngëtari Alis Kallaçi përfaqësuesi i Shqipërisë në skenën e “Eurovision 2026” me këngën “Nan”, do të ngjitet i pesti në finalen e madhe. Edicioni i këtij viti përfshiu pjesëmarrjen e 35 shteteve. Mbrëmjen e datës 12 maj “Eurovision 2026” zhvilloi gjysmëfinalen e parë në Vjenë të Austrisë dhe vijoi me gjysmëfinalen e dytë më 14 maj, ku këtë mbrëmje më 16 maj është dhe finalja e madhe, ndërsa në skenë do të jenë përfaqësuesit e 25 shteteve.

Alis Kallaçi përfaqëson vendin tonë në “Eurovision” këtë vit, pasi më parë u shpall fituesi i Festivalit të Këngë në RTSH në dhjetor 2025. Një vit më parë në edicionin e 69-të “Eurovision” u zhvillua në Bazel të Zvicrës, ndërsa këtë vit në edicionin e 70-të zhvillohet në Vjenë, Austri, pas fitores së vendit në edicionin e vitit të kaluar. Kjo është hera e tretë që kryeqyteti i Austrisë mirëpret këtë konkurs, pas vitit 1967 dhe 2015, pas dy fitoreve të para të Austrisë në “Eurovision”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.