🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.25 ▼1.48%
ARI 4,074 ▲0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,769 ▲ +1.11% ETH $2,345 ▲ +1.61% XRP $1.3211 ▲ +2.33% SOL $101.0500 ▲ +0.64%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.25 ▼1.48 % ARI 4,074 ▲0.88 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.25 ▼1.48 % ARI 4,074 ▲0.88 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Arte

Ndahet nga jeta Shyqyri Sako, piktori i filmave shqiptarë

Piktori i filmave shqiptarë, Shyqyri Sako u nda nga jeta në moshën 89 vjeçare. Piktor me 50 vite krijimtari. Studioi 3 vjet në Moskë në Institutin e Artit VGIG për piktor filmi, pa mundur t’i përfundojë studimet. Më tej u diplomua në Tiranë dhe në vitin 1963 filloi punë në Kinostudio, ku mori pjesë si piktor i filmit në realizimin e filmit të tij të parë “Detyrë e posaçme” dhe pastaj filmat e tjerë gjer në filmin e fundit “Plumba prej plasteline” në vitin 1997, kur doli në pension.

Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit në një mesazh të tij për ndarjen nga jeta të piktorit Shyryi Sako, u shpreh se vepra e tij do të mbetet pjesë e kujtesës sonë kulturore. “Lamtumirë Shyqyri Sako. Një jetë e tërë në shërbim të artit dhe filmit shqiptar, me vepra që do të mbeten pjesë e kujtesës sonë kulturore. I përjetshëm kujtimi dhe trashëgimia që la pas”, shkruan ministri Gonxhja në mesazhin e tij në rrjete sociale.

Përgjatë aktivitetit të tij piktori Shyqyri Sako u nderua dhe me medalion në festivalin e 4-rt të filmit shqiptar për punën e tij me dekoret e rekuizitat në filmin ¨Mësonjëtorja¨. Një ditë më parë AQSHF ndau pamje të ekspozitës së piktorit Shyqyri Sako në vitin 1989 dhe dekorimi në Kinostudio me rastin e 70- vjetorit të Pavarësisë, 1982. Piktori Shyqyri Sako ka krijuar një pjesë të madhe të koleksionit të afishave të filmit, pjesë e trashëgimisë së Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.