⛈️
Tiranë 18°C · Stuhi 16 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
₿ CRYPTO
BTC $78,406 ▼ -2.55% ETH $2,194 ▼ -2.56% XRP $1.4163 ▼ -3.19% SOL $87.4800 ▼ -3.89%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
16 May 2026
Breaking
Arte

Rudi Sata: Në 2009, shpërblimi për figurën artistike u hoq padrejtësisht, Ministria e Kulturës duhet të bëjë…

Artistët kërkojnë rikthimin e shpërblimit për figurën artistike, duke e konsideruar të domosdoshme si për të respektuar ligjin, ashtu edhe për të mbështetur zhvillimin e artit dhe kulturës në vend. Në Shqipëri, shpërblimi për figurën artistike sipas artistëve është hequr padrejtësisht, por edhe në kundërshtim me ligjin për artin. Heqja e këtij shpërblimi për figurën artistike, sipas tyre ka krijuar një hendek mes kategorive të artistëve dhe ka cënuar motivimin dhe stimulimin e talentit.

Ky vendim është marrë me një VKM në vitin 2009, por tenori Rudi Sata, i cili dhe më parë ka folur për këtë problem, kërkon që Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit të ketë në vëmendje rikthimin e shpërblimit për figurën artistike, pasi sipas tij është i dobishëm dhe jo thjesht komercial. Tenori thotë se rikthimi i shpërblimit për figurën artistike nxit konkurrencën dhe stimulon artistët. “Ministria e Kulturës të rikthejë shpërblimin për figurën artistike në të gjitha institucionet e artit dhe kulturës, qoftë të pushtetit qendror dhe ato vendore.

Ministria e Kulturës duhet të nisë procedurat për rikthimin e shpërblimit për figurën artistike. Shpërblimi i figurës artistike është hequr vite më parë, por unë jam që duhet të rikthehet, sepse ajo ka shumë përfitime, nuk është thjesht komerciale kjo që kërkojmë ne, sepse kjo rrit dhe konkurrencën, rrit stimulin”, thotë tenori Rudi Sata, që dhe më parë në reagimet e tij ka sjellë në vëmendje problemet me të cilat përballen artistët në aktivitetin e tyre në vendin tonë.

MTKS duhet ta rikthejë figurën artistike

Tenori Rudi Sata thotë se heqja e shpërblimit për figurën artistike vite më parë ishte e padrejtë dhe e kundraligjshme. Rudi Sata, i njohur për qëndrimet e tij kritike në drejtim të Ministrisë së Kulturës thotë se ministria duhet ta rikthejë këtë shpërblim, jo vetëm për artistët, por edhe për të respektuar ligjin.

“Shpërblimi për figurën artistike u hoq me të padrejtë dhe në mënyrë antiligjore, sepse ishte e bërë në ligjin për artin skenik. VKM që jepte shpërblimin e figurës artistike daton me Vendim nr.309 datë 21.6. 1993. Ndërsa VKM që ka hequr shpërblimin e figurës artistike është ajo me nr.1173 datë 6.11. 2009. Por VKM nuk mund të prevalojë mbi ligjin, që bëhet me tre të katërtat e parlamentit. Tani është detyrë e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit që duhet ta rikthejë figurën artistike jo vetëm për artistët, por edhe si detyrim ligjor, sepse nuk mundet që një VKM të prevalojë mbi ligjin”, thotë tenori Rudi Sata.

Ai shton më tej se artistët që kryejnë detyra jashtë kategorisë së tyre duhet të marrin shpërblimin për punën e bërë, sepse kjo është e drejtë ligjore. “Është një handikap, është një shkelje ligjore. Ministria e Kulturës duhet të bëjë nul VKM e 2009, që ka hequr padrejtësisht figurën artistike”, thotë tenori Rudi Sata. Tenori Rudi Sata është një prej artistëve që ka reaguar edhe më parë për ligjin e artit 10 352 të vitit 2010, duke shprehur dhe kritika ndaj Ministrisë së Kulturës, sipas të cilit reformimi i infrastrukturës ligjore apo dhe miratimi i statusit të artistit duhet të jetë në prioritetet e saj.

Ministria e Kulturës duhet të nisë procedurat për rikthimin e shpërblimit për figurën artistike. Shpërblimi i figurës artistike është hequr vite më parë, por unë jam që duhet të rikthehet, sepse ajo ka shumë përfitime, nuk është thjesht komerciale kjo që kërkojmë ne, sepse kjo rrit dhe konkurrencën, rrit stimulin”, thotë tenori Rudi Sata, që dhe më parë në reagimet e tij ka sjellë në vëmendje problemet me të cilat përballen artistët në aktivitetin e tyre në vendin tonë. MTKS duhet ta rikthejë figurën artistike Tenori Rudi Sata thotë se heqja e shpërblimit për figurën artistike vite më parë ishte e padrejtë dhe e kundraligjshme. Rudi Sata, i njohur për qëndrimet e tij kritike në drejtim të Ministrisë së Kulturës thotë se ministria duhet ta rikthejë këtë shpërblim, jo vetëm për artistët, por edhe për të respektuar ligjin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.