Kronika

Fier, makina përplas për vdekje kalimtarin

Një person ka humbur jetën në një aksident autombolistik të ndodhur mesditën e sotme në Fier.

Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Sheq i ri’, ku automjeti i drejtuar nga shtetasi Ndriçim Kuka ka përplasur një kalimtar, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës. Ndërkohë, policia në vendngjarje ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button