Fier, protestë për një nënkalim. Fermerët: Na izolojnë nga tokat
Dhjetëra banorë të fshatit Daullas (Bashkia Fier) protestuan duke bllokuar rrugën kryesore të fshatit, pasi punimet që po bëhen për ndërtimin e “bay-pass”-it kanë dëmtuar rrugën që lidh fshatin me varrezat dhe tokat bujqësore.
Në shenjë proteste, banorët për rreth një orë bllokuan rrugën për të mos lejuar mjetet e firmës që të vazhdojnë punën.
Banorët kërkojnë që firma të ndërtojë një nënkalim. Në të kundërt, ata do të vazhdojnë të protestojnë derisa t’u zgjidhet problemi.
Në vendngjarje mbërritën edhe uniformat blu, të cilët bënë të mundur hapjen e rrugës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.