🌦️
Tiranë 24°C · Rrebesh i lehtë 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,311 ▼ -0.03% ETH $2,523 ▲ +2.15% XRP $1.3666 ▲ +0.76% SOL $101.7300 ▲ +1.81%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Malaj: Në rast abuzimesh me çmimin e naftës, do të ngremë Bordin e Transparencës

Ministri i Financave, Petrit Malaj u shpreh sot se struktura e taskforcës e ngritur midis Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Tatimeve po bën monitorim ditor të tregut të hidrokarbureve në vend.

Në një takim në Shtëpinë e Biznesit me furnizuesit e naftës për impaktin e krizës aktuale globale në çmimin e karburanteve, ku të pranishëm ishin Kryeministri Edi Rama, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi, Malaj tha se plani operacional i kësaj strukture është i shtrirë në dy drejtime.

“Plani i parë ka të bëjë me monitorimin e çmimeve si dhe marzheve të fitimit të aplikuara, qoftë nga tregtarët e hidrokarbureve, ashtu edhe nga tregtarët me pakicë të hidrokarbureve. Plani i dytë është rritja e efikasitetit dhe kontrollit, qoftë tatimor apo doganor, që ka për qëllim uljen e evazionit fiskal dhe të kontrabandës”, tha Malaj.

Sipas Malajt, taskforca prej një jave është në terren dhe është e shtrirë në të gjithë territorin e Shqipërisë.

“Nuk janë vërejtur rritje të çmimeve apo marzheve, qoftë nga operatorët grosistë apo ata me pakicë, por janë evidentuar shkelje të tjera, për të cilat taskforca ka ndërmarrë masa. Ajo që duhet të theksoj është që strukturat do të vijojnë monitorimin e vazhdueshëm në terren dhe, në rast se do të evidentohen rritje të çmimeve në mënyrë abuzive apo të marzheve të fitimit, do të detyrohemi të ringremë Bordin e Transparencës për të marrë masat e nevojshme”, tha Malaj, ndërsa shtoi se plani do të shtrihet pa afat deri sa të kemi një qetësim të situatës.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.