🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,604 ▲ +0.15% ETH $2,004 ▲ +0.76% XRP $1.3419 ▲ +0.68% SOL $83.0100 ▼ -0.08%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Fier/ Sekuestrohet makina e përdorur nga autorët e vrasjes

Automjeti tip “Benz”, i përdorur nga A. G. dhe K. G., gjatë vrasjes së 41-vjeçarit u gjet në garazhin e një 70-vjeçari në Dërmënas të Fierit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier referuan materialet në prokurori dhe nisi hetimi për të moshuarin.

Brenda makinës u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një gëzhojë arme zjarri, ndërsa në banesën e tij u gjet një fishek arme zjarri, një automjet tjetër tip “Benz” i blinduar, në bagazhin e të cilit u gjet edhe një targë automjeti tjetër.

Gjatë kontrolleve në zonë në një banesë, të cilin e kishte në ruajtje i moshuari u gjetën dhe u sekuestruan 3 celularë të fikur, 4 jelekë antiplumb si të Policisë, 1 armë gjahu teke, 1 armë shotgan, 2 krehra pistolete bosh dhe 1 sëpatë me bisht druri, të dyshuara se mund të jenë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Autorët A. G. dhe K. G. vijojnë të jenë në arrati, ndërsa po punohet për kapjen e tyre. Mbi 70-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Motivi i kësaj ngjarjeje kriminale dyshohet një konflikt i nisur disa kohë më parë midis shtetasit A. G. dhe viktimës për motive të dobëta.

Si ndodhi ngjarja?

Autorët që udhëtonin me automjetin tip “Benz”, vëllezërit A. G., 35 vjeç dhe K. G., 33 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre kanë qëlluar në drejtim të Elton Javorit, i cili po udhëtonte me automjetin tip “Fuoristradë”. Më pas 41-vjeçari i është kundërpërgjigjur, ku ka qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të automjetit tip “Benz”. Në afërsi të automjetin të viktimës policia gjeti pistoletën me nr trupi të paidentifikuar e cila u sekuestrua. Mbi dy personat rëndojnë veprat “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.