🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,722 ▲0.34%
DOW 47,077 ▲0.28%
NASDAQ 22,474 ▲0.45%
NAFTA 95.47 ▲3.26%
ARI 5,006 ▲0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,641 ▲ +0.91% ETH $2,331 ▲ +0.3% XRP $1.5337 ▼ -0.07% SOL $94.9900 ▲ +0.59%
S&P 500 6,722 ▲0.34 % DOW 47,077 ▲0.28 % NASDAQ 22,474 ▲0.45 % NAFTA 95.47 ▲3.26 % ARI 5,006 ▲0.08 % S&P 500 6,722 ▲0.34 % DOW 47,077 ▲0.28 % NASDAQ 22,474 ▲0.45 % NAFTA 95.47 ▲3.26 % ARI 5,006 ▲0.08 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Kosova

Fillojnë përgatitjet për takimin Mustafa-Vuçiq

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, do të takohet sot në Bruksel me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian (BE) për përgatitjet rreth takimit të radhës në mes të kryeministri të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

fillojn-euml-p-euml-rgatitjet-p-euml-r-takimin-mustafa-vu-ccedil-iq_2_hdAjo ka bërë me dije për “Epokën e re” se qëllimi i vizitës së saj është edhe vlerësimi dypalësh i gjendjes në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit. “Në takimin e radhës të kryeministrave të të dyja shteteve në Bruksel do të diskutohet për disa aspekte. Së pari, do të bëhet vlerësimi i gjendjes në zbatimin e marrëveshjeve të deritashme. Më pas do të jenë temat e drejtësisë dhe të shuarjes së strukturës së ashtuquajtur ‘Mbrojtje Civile’”, ka thënë Tahiri.

Sipas saj, pajtimi për këto tema mes dy shteteve është arritur edhe më herët, por ka munguar zbatimi i marrëveshjeve për këto fusha.

“Për këto tema është diskutuar edhe më herët, është arritur dakordimi për planin për zbatim, por zbatimi nuk ka filluar. Po ashtu, në këtë takim do të diskutohet rreth planit për zbatim të asociacionit të komunave serbe, heqjen e barrikadave nga ura e Ibrit si dhe çështjet e tjera që janë me interes të përparimit të mëtejme të dialogut të Brukselit”, është shprehur Tahiri.

Raundi i ri i dialogut të Brukselit në mes të Kosovës dhe Serbisë, i pari pas zgjedhjeve nacionale në Kosovë, do të mbahet më 9 shkurt. Në takimin e parë mes Mustafës dhe Vuçiqit me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, pritet të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka drejtuar deri më tani dialogun politik me Serbinë.

Takimi i fundit në mes të kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel është mbajtur 31 mars të vitit të kaluar. Në atë kohë delegacioni i Kosovës udhëhiqej nga Hashim Thaçi, ndërsa ai i Serbisë nga Ivica Daçiq, kurse ndërmjetësuese e këtij takimi ishte ish-shefja për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së, baronesha Catherine Ashton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.