Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 22 May 2026
S&P 500 7,494 ▲0.65%
DOW 50,710 ▲0.84%
NASDAQ 26,459 ▲0.63%
NAFTA 97.24 ▲0.92%
ARI 4,520 ▼0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3662 EUR/MKD 61.6974 EUR/RSD 117.4178 EUR/TRY 53.0567 EUR/JPY 184.67 EUR/CAD 1.5988 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3662 EUR/MKD 61.6974 EUR/RSD 117.4178 EUR/TRY 53.0567 EUR/JPY 184.67 EUR/CAD 1.5988
₿ CRYPTO
BTC $76,720 ▼ -0.7% ETH $2,118 ▼ -0.71% XRP $1.3548 ▼ -0.54% SOL $86.6100 ▲ +0.1%
S&P 500 7,494 ▲0.65 % DOW 50,710 ▲0.84 % NASDAQ 26,459 ▲0.63 % NAFTA 97.24 ▲0.92 % ARI 4,520 ▼0.51 % S&P 500 7,494 ▲0.65 % DOW 50,710 ▲0.84 % NASDAQ 26,459 ▲0.63 % NAFTA 97.24 ▲0.92 % ARI 4,520 ▼0.51 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3662 EUR/MKD 61.6974 EUR/RSD 117.4178 EUR/TRY 53.0567 EUR/JPY 184.67 EUR/CAD 1.5988 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3662 EUR/MKD 61.6974 EUR/RSD 117.4178 EUR/TRY 53.0567 EUR/JPY 184.67 EUR/CAD 1.5988
22 May 2026
Breaking
Sporti

“Final 4 në RTSH”/ Vllaznia paralajmëron Egnatian, Sinani: Bëjmë gjithçka për të mbajtur vendin e parë, llogaritë në fund!

Java e dytë e “Final Four” nis të shtunën me ndeshjen mes Vllaznisë dhe Egnatias. Sfida, e cila do të luhet në Air Albania dhe që vjen për publikun shqiptar nëpërmjet rrjetit të Radio Televizonit Shqiptar, pritet që të jetë mjaft e luftuar pasi të dy skuadrat, të cilat kanë kuotë pikësh të barabarta, 31. Për të prezantuar këtë sfidë në kampin shkodran ka dalë përpara gazetarëve drejtori sportiv, Vioresin Sinani.

“Është sfidë e vështirë. Egnatia është një ekip që meriton respekt, e njohim për lojën dhe nivelin që ka. Një ekip me shumë emra cilësorë”, nisi Sinani.

Një pikë delikate e prekur nga drejtuesi i lartë i skuadrës kuq e blu ishte edhe ajo që ka të bëjë me lojtarët, të cilët nuk do të jetë të gatshëm për ndeshjen e të shtunës. ”Kastrati dhe Bismark për arsye dëmtimi dhe Bajrami për kartona. Djemtë që do i zëvendësojnë jam i bindur që do të bëjnë më të mirën, do luftojnë me 100% e tyre”, bëri me dije Sinani.

Mes të tjerash drejtori sportiv vlerësoi se në ndeshjen e dytë nuk mund të bëhen llogari duke i lënë ato për në takimin e fundit. “Unë them se në Final Four janë të gjitha skuadrat e forta. Janë me nivel shumë të mirë. Megjithatë, e vlerësoj Egnatian se është ekip mjaft i fortë dhe meriton respekt. Dëgjoj shumë duke bërë llogari. Bashkë me çunat dhe stafin e kemi diskutuar që kemi këtë ndeshje shumë të rëndësishme. Pastaj mund të bëjmë llogaritë tona për ndeshjen e fundit. Por e kemi shumë të rëndësishme këtë. Llogaritë nuk na pëlqejnë. Ne duhet të mendojmë tani për lojën dhe besoj që të gjithë çunat e dinë se sa e rëndësishme është kjo sfidë”, tha Sinani.

Në fund drejtori sportiv e mbylli konferencën duke thënë: “Jemi në vend të parë. Jemi dhe dy ndeshje larg fundit të kampionatit dhe do bëjmë çmos për ta mbajtur vendin e parë. Kam thënë në intervistat e mia, që do luftojmë deri në fund për titull. Dhe po luftojmë. Kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.