☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 89.68 ▼0.93%
ARI 4,079 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,162 ▼ -5.31% ETH $2,239 ▼ -7.48% XRP $1.1983 ▼ -9.13% SOL $90.1400 ▼ -6.95%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.68 ▼0.93 % ARI 4,079 ▼0.84 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.68 ▼0.93 % ARI 4,079 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Sporti

Shpërthen Alonso: Për çfarë parakalimesh flisni?! Kush s’ka bateri, humb 500 kuaj fuqi

Piloti i Aston Martin ngre zërin: Tani ka vetëm manovra evazive. Normale që Verstappen të shohë diçka tjetër. Formula 1 përfaqëson vetëm 1% të asaj që ofron motorsport.

“Nga 2014-a deri më sot kemi humbur një 10-vjeçar garash të vërteta”. Që Fernando Alonso nuk është një admirues i gjeneratës së re të makinave njëvëndëshe, kjo ishte kuptuar që në testet e para në Bahrejn. Ai ishte shprehur me bindje se “as shefi i Aston Martin nuk do të ishte në gjendje t’i drejtonte këto makina”.

Edhe në Kanada debati mbi të ardhmen teknike të Formula 1 nuk ndalet. Edhe pse FIA është e orientuar për një shpërndarje më të ekuilibruar mes motorit endotermik dhe komponentit elektrik për 2027-ën, spanjolli mbetet skeptik: “Do ta shikoni, nuk do të ndryshojë asgjë”.

“Na duhet të presim, nuk mund të bëjmë asgjë tjetër, – ka shtuar Fernando Alonso. – ADN-ja e këtyre Power Unit do të jetë gjithmonë e njëjtë. Do të vazhdojë të favorizojë ata që ecin ngadalë në kthesa”.

A është vërtet kështu? Në një farë mënyre po, po të kemi parasysh faktin se makinat e detyrojnë pilotin të ketë vështirësi në gjetjen e ekuilibrit mes kohës “së humbur” me një frenim më të gjatë dhe asaj që rikuperon me energjinë më të madhe të përdorur në pistë të drejtë.

Pra, mjafton një pasaktësi e vogël në përdorimin e baterisë për të humbur disa të dhjeta. Për këtë arsye FIA ka vendosur të bëjë nëj hap prapa, duke synuar një raport 60/40 mes fuqisë termike dhe elektrike për 2027-ën, në krahasim me 50/50 që është aktualisht.

“Më shumë se për parakalime, flasim për manovra evazive – insiston Alonso. – Makina që ke përpara nuk ka bateri dhe papritur humb 500 kuaj fuqi, kështu që ti e eviton. Kjo është e gjitha. Nga 2014-a kemi humbur më shumë se një 10-vjeçar garash të vërteta. Problemi është se bota e konsideron elektriken si të ardhmen dhe ka zgjedhur këtë rrugë. Por kjo nuk vlen për ne, garat janë diçka krejt tjetër”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.