🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,821 ▲ +0.65% ETH $2,006 ▲ +0.55% XRP $1.3344 ▼ -0.12% SOL $82.7200 ▼ -0.04%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Fitimi i bankave katërfishohet në tremujorin e parë 2017

Pas një viti negativ, bankat iu janë rikthyer fitimeve të larta në tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, fitimi i sistemit për periudhën janar mars ishte gati 4.8 miliardë lekë,  me një rritje prej 303% (ose 4.3 miliardë lekë) në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Fitimi i sistemit në këtë tremujor i është afruar nivelit rekord të tij, të arritur në tremujorin e parë 2015 prej 4.86 miliardë lekësh.

Sipas të dhënave të detajuara, janë dy arsyet kryesore që kanë [uar në rritjen e fitimeve:

-Së pari, të ardhurat neto nga veprimtaritë e tjera shënuan një rritje me 2.4 miliardë lekë. Këtu përfshihen veprimet nga kursi i këmbimit si dhe komisionet e bankave.

-Së dyti, shpenzimet për provigjione kanë rëne me 1.9 miliardë lekë. Shpenzimet e larta që bankat lënë mënjanë për kredinë e pakthyer në afat kanë qenë një nga arsyte kryesore që kanë ndikuar në rënien e fitimeve të bankave vitet e fundit. Por, në tremujorin e parë të vitit, sistemi pa një rënie të ndjeshme të nivelit të kredive me probleme në 17.4%, çka ka lehtësuar dhe barrën e shpenzimeve për provigjione.

Për vitin 2016, fitimi i sistemit, i raportuar sipas standardeve lokale, ishte 9.27 miliardë lekë (rreth 67 milionë euro), me një rënie prej 41% në raport me vitin e mëparshëm.

Sipas ekspertëve bankarë, fitimi i arritur në 2016-n u vlerësua i pakënaqshëm për sistemin. Norma e kthyeshmërisë ndaj kapitalit (fitimi/kapitali rregullator) duhet të jetë mesatarisht mbi 15%, që investimi të konsiderohet eficient, ndërsa për vitin 2016 ai llogaritet në 6.6%. Por, për vitin 2017, nëse vijon kjo tendencë pritet që edhe treguesit e rentabilitetit të përmirësohen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.