Politika

Fitorja e PD-së në Kavajë, Basha: Ngadhnjim mbi krimin, korrupsionin dhe terrorin e bandave

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se fitorja e kandidatit demokrat Isa Sakja në Bashkinë e Kavajës është “ngadhnjim mbi krimin, korrupsionin dhe terrorin e bandave”.

“Lajm i mrekullueshëm nga kryeqyteti i lirisë dhe demokracisë. Isa Sakja u zgjodh kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës! Urimet e mia më të përzemërta qytetarëve të Kavajës për këtë ngadhnjim mbi krimin, korrupsionin dhe terrorin e bandave! Mirënjohje të thellë demokratëve të Kavajës dhe kryetarit Sakja për këtë fitore ogurbardhë! Nga Kavaja heroike e qëndresës, përballjes dhe fitores do të nisë ringritja e Shqipërisë”, lexohet në deklaratën e Bashës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button