KronikaSporti

Fitorja me Uellsin, Duka: Na ngre moralin, duhet t’i japim besim Panuccit

Shqipëria mposhti 1-0 Uellsin, në ndeshjen miqësore të zhvilluar mbrëmjen e së martës në “Elbasan Arena”, me një gol të shënuar nga Balaj nga pika e 11-metërshit.
Një fitore kjo, që në sytë e presidentit të Federatës shqiptare të Futbollit, Armand Duka, shihet si një shtysë që do t’i shërbejë ekipit për ndryshimin e atmosferës, pas asaj humbjeje të thellë dhe turpëruese me Skocinë.

“Rezultati ishte pozitiv. Pjesa e parë nuk ishte shumë e mirë, por mendoj se pas asaj humbjeje të thellë ndaj Skocisë i shërben ekipit për ndryshimin e atmosferës. Sot (dje) ata që ishin në fushë ishin më të mirët e mundshëm. Kishte edhe të tjerë që u larguan, por me Kombëtaren duhet të jetë në fushë ai që gëzon formën më të mirë momentale”, theksoi Duka, i pyetur nga gazetarët në dalje të stadiumit të qytetit të Elbasanit.

Sa i përket trajnerit Panucci dhe të ardhmes së tij, Duka tha se teknikut italian i duhet dhënë besim.

“Nuk kam diskutuar asgjë para ndeshjes, veçse jam munduar ta mbështes si trajner të ekipit për të marrë rezultat pozitiv. Rezultati nuk ngre ndonjë gjë të madhe, por i kthen besimin skuadrës. Fitorja ndikon në moralin e djemve. Nëse i kthehet besimi atyre, na kthehet edhe neve. Ky besim nuk mjafton vetëm te çunat. Nuk themi që kjo fitore e bëri këtë skuadër shumë të mirë. Të gjithë duhet t’i japim besim”, tha presidenti i FSHF-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button