Kronika

Flakë në autobusin me besimtarë, një i vdekur, 12 të plagosur

Një autobus me besimtarë të një kishe nga Vlora, që ishin nisur për të vizituar Krujën, është përfshirë nga flakët në hyrje të qytetit, ku për pasojë ka gjetur vdekjen një person dhe janë plagosur 12 të tjerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur para mesditës.

Flakët kanë nisur në ecje e sipër fillimisht në motorin e autobusit dhe më pas janë përhapur me shpejtësi në gjithë mjetin.

Sipas policisë, personi që ka gjetur vdekjen është një femër, ndërkohë që 12 të dëmtuarit janë shoqëruar menjëherë drejt spitalit.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet paraprake proceduriale për zbardhjen e dinamikës së saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button