Fleckenstein kundër bojkotit: Vazhdoni reformën zgjedhore
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein është shprehur kundër bojkotit të opozitës dhe ka inkurajuar vazhdimin e reformës zgjedhore.
“Gjithmonë kur politikanët dhe deputetët mendojnë se duhet të bojkotojnë parlamentin unë nuk jam në anën e tyre, pavarësisht nëse bëhet fjalë për demokratët apo socialistët. Mendoj se mund të bësh shumë jashtë parlamentit si deputeti por mendoj se mund të bësh shumë në parlament”, tha Fleckenstein.
“Për sa i përket reformës zgjedhore e konsiderojmë shumë të rëndësishme dhe kam përshtypjen ende që dy kryetarët e komisionit ad hoc po bëjnë më të mirën e tyre për të shpëtuar atë për të cilën po punojnë. Dua t’i bëj thirrje palëve se do ishte një shenjë për BE, KE, PE që në një çështje kaq thelbësore është e mundur që palët të gjejnë dakordësi. Jam shumë i lumtur për dy bashkëkryetarët dhe përpjekjet që po bëjnë”, u shpreh raportuesi i PE-së.
Situata është jo e mirë. Ne e dimë që në këtë proces mund të ketë një efekt domino por nuk e shoh si një problem që nuk mund të zgjidhet së shpejti.
Për deputetët që janë të përfshirë në krime në Gjermani ne kemi zyrën e Prokurorisë dhe nëse prokurori e verifikon sigurisht që shkarkohet. nëse bëhet fjalë për deputetin që ka miq është më e vështirë. Por ne kemi gjyqësorin. Duhet që prokuroria të bëjë punën e saj.
Teksa u pyet në lidhje me faktin nëse këtë sesion parlamentar nuk miratohet reforma zgjedhore, Fleckenstein tha se nëse ndodh kjo gjë në Shqipëri do të ketë zgjedhje që nuk janë në përputhje me OSBE-OHDIR.
“Nuk e di. Por e di që sërish kjo do të thotë që të ketë zgjedhje që nuk do të jenë tërësisht në përputhje me standardet e OSBE-OHDIR. Kjo do ta lëndonte procesin. S’mund të them se gjithçka do ishte dramatike, por do kishte diçka negative në diskutimet tona”, tha ai.