☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,391 ▼1.33%
DOW 45,364 ▼1.3%
NASDAQ 21,013 ▼1.84%
NAFTA 98.70 ▲4.47%
ARI 4,530 ▲2.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $65,841 ▼ -4.74% ETH $1,983 ▼ -4.13% XRP $1.3306 ▼ -2.27% SOL $82.7800 ▼ -5.26%
S&P 500 6,391 ▼1.33 % DOW 45,364 ▼1.3 % NASDAQ 21,013 ▼1.84 % NAFTA 98.70 ▲4.47 % ARI 4,530 ▲2.75 % S&P 500 6,391 ▼1.33 % DOW 45,364 ▼1.3 % NASDAQ 21,013 ▼1.84 % NAFTA 98.70 ▲4.47 % ARI 4,530 ▲2.75 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Fluks i lartë turistësh në alpet e Shqipërisë, kryesojnë të huajt

Parku Kombëtar Alpet e Shqipërisë edhe për këtë vit vijon të jetë ndër destinacionet e preferuara të pasionuarve pas turizmit malor.

Alpet përfshijnë lumin e Gashit, Luginën e Valbonës, Thethin, Vermoshin dhe Bogën, ku turistëve vendas dhe të huaj, të cilët shijojnë momentet e qetësisë, ujin dhe ajrin e pastër që i karakterizon ato.

Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Kukës, Lefter Gjana, tha për ATSH-në se “gjatë këtij viti ka pasur një fluks të lartë vizitorësh në Alpe, ku nga 1 janari deri në 30 qershor u vizitua nga 17 415 vizitorë gjithsej, nga të cilët 7670 vendas dhe 9845 të huaj.

Të përfaqësuara nga një reliev malor me kontraste të shumta, të përshkuara nga lugina lumenjsh me ujëra të kristalta, gryka dhe qafa malesh që të intrigojnë të vazhdosh më tej për të eksploruar natyrën, me një bimësi të pasur, Alpet shqiptare përfaqësojnë një perlë me vlera unikale për Shqipërinë, madje edhe në botë.

Alpet shqiptare shtrihen në veri të lumit Drin dhe në perëndim të rrjedhjes së poshtme të lumit Valbona (degë e Drinit). Ato përfshijnë pjesën veriore të vendit dhe zënë rreth 8 % të tij; kanë pozitë gjeografike tepër të izoluar, sepse rrugët që i lidhin ato me rajonet e tjera të vendit dhe trevat shqiptare jashtë kufirit, janë të pakta dhe në gjendje të keqe. Tek Alpet dallohen blloqet, malësitë, kurrizet malore dhe luginat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.