Politika

Fluksi i pritshëm, Gjosha: Nuk do të ketë mure për emigrantët

Qeveria shqiptare është e përgatitur për menaxhimin e çdo fluksi të emigrantëve, është shprehur ministrja e Integrimit Klajda Gjosha nga Korça.

“Qeveria është e përgatitur për menaxhimin e çdo fluksi të emigrantëve. Nuk do këtë mure për emigrantët, por ata duhet të hyjnë në Shqipëri të regjistruar, kjo dhe për çështje sigurie. Shqipëria është në përputhje të plotë me planin e masave të hartuar nga vendet evropiane”, ka thënë Gjosha.

Në këtë takim ka qënë i pranishëm edhe ambasadori grek në Shqipëri, Leonidas Rokanas. Policia ka shtuar kontrollet në kufi, pasi ka pasur tendenca që refugjatët të përdorin edhe kufirin shqiptar për të kaluar tranzit. Vetëm në Kakavijë u kthyen mbrapsht 12 klandestinë pakistanezë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button