☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▲0.54%
DOW 52,370 ▲0.02%
NASDAQ 26,468 ▲1.14%
NAFTA 99.87 ▼1.86%
ARI 4,070 ▲0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,708 ▲ +0.68% ETH $2,348 ▲ +1.15% XRP $1.3262 ▲ +2.26% SOL $101.1000 ▲ +0.38%
S&P 500 7,719 ▲0.54 % DOW 52,370 ▲0.02 % NASDAQ 26,468 ▲1.14 % NAFTA 99.87 ▼1.86 % ARI 4,070 ▲0.77 % S&P 500 7,719 ▲0.54 % DOW 52,370 ▲0.02 % NASDAQ 26,468 ▲1.14 % NAFTA 99.87 ▼1.86 % ARI 4,070 ▲0.77 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëria me një marinë jahtesh moderne, do strehoj rreth 720 anije me gjatësi deri në 75 metra

bbbbShqipëria do të mund të ketë për herë të parë një strukturë moderne portuale për jahtet. Kompania londineze e jahteve Charterworld shkruan se së shpejti do të nisë ndërtimi i Porto Albania, projekti i parë i këtij lloji në Shqipëri i cili ka arritur të sigurojë dokumentet e nevojshme nga qeveria.

Ky do të jetë porti i parë ndërkombëtar i jahteve në Shqipëri që do të përmbushë standardet europiane për të strehuar rreth 720 anije me gjatësi deri në 75 metra. Vendodhja e favorshme gjeografike do të rrisë ndjeshëm popullaritetin e saj, kundrejt konkurrentëve të drejtëpërdrejtë siç është Mali i Zi dhe Kroacia, por edhe destinacioneve turistike, si Greqia dhe Italia.

Porti është pjesë e një projekti të madh që do të përfshijë edhe ngritjen e strukturave akomoduese në tokë, si : hotele, rezidenca, vila, dyqane tregtare, por edhe restorante, kafene, fusha golfi, spa dhe facilitete të tjera sportive.

Ky është një investim që menaxhohet nga kompania zvicerane FINSEC Ltd Zug, në bashkëpunim me atë shqiptare FINSEC Port SHA Tirana. Charterworld shkruan se të dy kompanitë po punojnë për të krijuar një destinacion të veçantë në rajon.

Anëtari i bordit i kompanisë FINSEC, Peter Ruckstuhl thotë se: “ Porti i jahteve është faza e parë e planit tonë të investimeve. Parashikohet që të shtrihet në 170 hektarë dhe të ketë hacilitete, si : hotel, spa, fusha golfi, etj. që do të ndërtohen”.

Por, ekspertët e këtij sektori thonë se Shqipëria nuk ofron kushte për të zhvilluar turizmin luksoz të jahteve pasi nuk ka infrastrukturë mbështetëse në tokë, siç janë hotelet, resortet etj. Mali i Zi vlerësohet si një nga destinacionet më infrastrukturën më moderne të ankorimit të jahteve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.