🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 11 March 2026
S&P 500 6,776 ▼0.08%
DOW 47,417 ▼0.61%
NASDAQ 22,716 ▲0.08%
NAFTA 88.41 ▲1.33%
ARI 5,184 ▲0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
₿ CRYPTO
BTC $70,772 ▲ +1.77% ETH $2,073 ▲ +2.45% XRP $1.3925 ▲ +0.83% SOL $87.5400 ▲ +2.7%
S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 88.41 ▲1.33 % ARI 5,184 ▲0.09 % S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 88.41 ▲1.33 % ARI 5,184 ▲0.09 %
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
11 Mar 2026
Breaking
Breaking
Ekonomia

FMN jep “recetën” si të ulet borxhi i Shqipërisë në 60% të PBB-së më 2021

Në mënyrë që Shqipëria të stabilizojë borxhin publik të vendit në termat 60 për qind të PBB-së deri në vitin 2021, Fondi Monetar Ndërkombëtar analizon se duhet të  përdoret deficiti primar si spirancë fiskale.

Për rrjedhojë vendit i duhet të mbajë një deficit primar prej 1.5 përqind të PBB-së (deficiti pa përfshirë shpenzimet për interesat e borxhit), nivel ky që do të sjellë raportin e borxhit publik nën 60 për qind të PBB-së deri në vitin 2021 dhe në 45 përqind e PBB-së deri në vitin 2026. Por qeveria shqiptare është larg këtij objektivi, teksa në vitin 2017 parashikon që suficiti primar të jetë rreth 0.7% e PBB-së, më pak se gjysma e normës që synon të ulë borxhin sipas parashikimeve.

Ky skenar sipas Fondit supozon një reformë tatimore, e cila mundëson mbajtjen e bilancit primar 1.5 përqind të PBB-së në periudhën  afatmesme. Teprica primare mej 1.5 për qind të PBB-së është gjithashtu e nevojshme për të siguruar mbrojtjen  e nevojshme nga rritja e interesave të borxhit dhe presionet mbi  likuiditetin.

Por FMN rekomandon se fokusi i qeverisë duhet të zhvendoset edhe në masat fiskale qëjanë të qëndrueshme për rritjen ekonomike dhe jo vetëm nëobjektivat e suficitit primar. Për shembull, reformimi i sistemit tatimor për të rritur elasticitetin e të ardhurave në raport me PBB-ja duhet të jetë në fokus.

Niveli i lartë i borxhit dhe nevojat për financim të Shqipërisë kërkojnë përpjekje të vazhdueshme fiskale.

FMN këshillon se, politika fiskale duhet të azhurnohet rreth një synimi ku bilanci primar të jetë 1.5 për qind e PBB-së në periudhën afatmesme,për të bërë të arritshëm niveline borxhit nën 60 për qind të PBB-së deri në vitin 2021.

Por Fondi vë në dukje se kuadri fiskal në Shqipëri nuk arrin të krijojë një udhërrëfyes të besueshëm dhe për politikën fiskale.

Ligji Organik i Buxhetit 2016 (OBL) synon një nivel borxhi që rritet më pak se PBB-ja nominale, me një objektiv afatgjatë prej 45 për qind të PBB-së deri më 2026, por mjetet nuk janë të qarta.

Një kornizë fiskale e përmirësuar do të duhej të adresonte sfidat që lidhen me parashikimet optimiste të tëardhurave dhe ruajtjen e investimeve. Gjatë dekadës së fundit, të ardhurat kanë qenë më pak se objektivat me një mesatare vjetore prej 1.8 përqind të PBB-së.

Së dyti, rregullat që janë më të lehta për t’u komunikuar mund të bien ndesh me stabilizimin makroekonomik dhe objektivat për ndërtimin e kapaciteteve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.