🌤️
Tiranë 4°C · Kryesisht kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,823 ▲ +0.82% ETH $2,006 ▲ +0.77% XRP $1.3362 ▲ +0.45% SOL $82.8000 ▲ +0.13%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

FMN: Kujdes subvencionet/ Rekomandimi për shkak se borxhi me Eurobond do të rëndojë buxhetin

Ekonomia botërore po shkon nga kriza në krizë. Pas recesionit që ekonomitë e mëdha pësuan gjatë pandemisë, FMN shprehet në raportin e fundit të tetorit se perspektiva është e zymtë edhe për vitin 2023.
Inflacioni dhe kriza energjetike po tkurrin ekonomitë globale, ndërsa rritja globale pritet të ngadalësohet në 2.7% vitin e ardhshëm, 0.2% më ulët se parashikimi që vinte nga korriku. Çmimet e larta do vazhdojnë të shoqërojnë ekonomitë anembanë globit edhe për të paktën dy vite. Ndërkohë, përballë këtij fenomeni bankat qendrore po rrisin normat e interesit për të qetësuar kërkesën globale. Kjo mund të ndikojë në përkeqësimin e rënies ekonomike, ndërsa ndalimi i kësaj fushate mund të lejojë që inflacioni, të cilin FMN-ja e quajti “kërcënim direkt për prosperitetin aktual dhe të ardhshëm” të rrënjoset thellë.

Misioni i FMN-së në Shqipëri ka përfunduar auditimin dyjavor. Ndërsa normat rriten në të gjithë botën, institucioni bën thirrje që vendi ynë të bëjë kujdes me borxhin publik dhe të menaxhojë të ardhurat, pasi këto kohë dalja në tregjet e huaja për financim nëpërmjet eurobondeve apo instrumenteve të tjera do t’i kushtojë shumë buxhetit.

FMN e sheh me zymtësi edhe rritjen ekonomike të Shqipërisë vitin e ardhshëm, në nivelin prej 2%, ndërsa më optimiste qëndron Ministria e Financave që e ka parashikuar në 2.6%. Fati i ekonomisë sonë varet edhe nëse Europa përfundon ose jo në recesion.

Në rekomandimet e bëra për vendin tonë, FMN kërkon kujdes me subvencionet. Qeveria duhet të targetojë grupet e popullsisë në nevojë dhe të heqë dorë nga mbështetja totale e bizneseve të vogla dhe familjarëve, sidomos tek çmimet e energjisë.

Dhe ashtu si çdo vit FMN ngul këmbë tek nevoja emergjente e ekonomisë sonë për reforma strukturore, që nënkupton zhvillimin e industrisë dhe sektorëve të tjerë, ndërsa momentalisht është shumë e varur tek shërbimet, turizmi dhe ndërtimi. Reformat strukturore bëjnë që rritja ekonomike të ketë bazë të gjerë dhe të përfitojnë të gjithë shtresat e popullsisë shprehet FMN.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.