☁️
Tiranë 10°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
SOL $83.3700 ▲ +1.5%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

FMN në 26 Gusht në Tiranë, analizë sistemit financiar

Fondi-Monetar-Ndërkombëtar-FMNNjë mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) pritet të mbërrijë në 26 gusht në Tiranë ku në dy javë do të zhvillojë takime zyrtare mbi situatën ekonomiko-financiare shqiptare.

Burime të ministrisë së Financave bënë të ditur sot për ATSH-në, se misioni i FMN-së do të analizojë gjithë sistemin e financave publike.

Në qendër të axhendës së takimeve me qeverinë do të analizohen zhvillimet e fundit makroekonomike, perspektiva e rritjes, bilanci i pagesave, kushtet fiskale, struktura e borxhit dhe parashikimet, qëndrueshmëria e borxhit, diskutimi i strategjisë së menaxhimit të borxhit të brendshëm dhe të jashtëm.

Nevojat për financim afatmesëm, për politikat mbi mbështetjen e investimeve të huaja dhe mënyrat për të reduktuar varësinë nga bankat tregtare, pritet të jenë gjithashtu pjesë e analizave në takimet zyrtare.

Pjesë e axhendës së takimeve të misionit pritet të jenë analiza e treguesve të derisotëm të buxhetit 2014 dhe hartimi i projekt-buxhetit 2015, si pjesë e kontrollit financiar që parashikon gjendjen financiare dhe makroekonomike të ekonomisë shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.