Ekonomia

FMN: Përqendrimi te biznesi vogël kufizoi rezultatet e aksionit anti-informalitet

FMN në raportin e fundit të rishikimit të pestë dhe të gjashtë të marrëveshjes vlerëson përpjekjet e qeverisë për të formalizuar bizneset dhe futjen e punonjësve në skemën e të siguruarve, por thekson se ai nuk dha rezultatet e pritshme, pasi bizneset e reja ishin kryesisht mikro dhe të vogla. FMN rekomandon në të ardhmen kontrolle bazuar në analizën e riskut, kryesisht te bizneset e mëdha.

Përpjekja ishte shumëdimensionale, thekson raporti, për të cilin kanë kontribuar Linda Spahia dhe Nicolas End. Qeveria nisi një fushatë ndërgjegjësimi publik, hoqi gjobat për bizneset që formalizoheshin përpara fundit të 2015-s, dhe aplikoi një llotari për të nxitur konsumatorët të kërkonin faturat e tyre tatimore. Kodi i procedurave tatimore u ndryshua në nëntor duke aplikuar dënime të ashpra. Për të përmirësuar zbatimin, u punësuan 500 inspektorë të rinj tatimorë. Një komitet drejtues i kryesuar nga Kryeministri monitoroi përpjekjet dhe rezultatet e saj në baza javore, dhe nxiti bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet administratave tatimore dhe doganore. Rezultatet paraprake tregojnë rritje mbresëlënëse në numrin e punonjësve të regjistruar dhe bizneset e vogla. Në mes të gushtit dhe tetorit 2015, numri i të punësuarve të regjistruar dhe të vetë-punësuar u rrit me më shumë se 70.000, një rritje prej 14 për qind në krahasim me fundin e vitit 2014. Numri i bizneseve të regjistruara është rritur me më shumë se 33.000 në të njëjtën periudhë, duke përfaqësuar një rritje prej 35 për qind gjatë fund të vitit 2014. Përdorimi i kasave fiskale është rritur gjithashtu ndjeshëm.

Për shkak të monitorimit më të mirë të qarkullimit, administrata tatimore ka riklasifikuar rreth 3,600 biznese në nivele më të larta të qarkullimit.

Por FMN thekson se pavarësisht nga këto të dhëna mbresëlënëse të regjistrimit, rritja e të ardhurave është e vështirë të vlerësohet dhe do të jetë e kufizuar. Të ardhurat nga kontributet shoqërore nga punonjësit e rinj të regjistruar janë vlerësuar të rriten me ¼ për qind të PBB-së në 2016. Rritjet shtesë të të ardhurave janë më pak të sigurta në këtë fazë. Shumica e bizneseve të reja të regjistruara janë në kategorinë mikro apo të vogël të qarkullimit të biznesit, duke pasur një ndikim të kufizuar të të ardhurave. Nuk ka pasur pothuajse asnjë rritje në qarkullimin e deklaruar të bizneseve nën regjimin e TVSH-së.

Reagimi i bizneseve, si deklarimi i të ardhurave vetëm pak nën kufirin e përcaktuar, apo ndarja e bizneseve mund të reduktojë ndikimin e fushatës për të hyrat fiskale. Së fundmi, rritja e të ardhurave ka rrezik të jetë vetëm e përkohshme në rast se se përpjekjet për të luftuar evazionin nuk do të vazhdojnë në një periudhë të gjatë.

Për të gjitha këto arsye FMN është konservative në vlerësimin e rendimentit shtesë të të ardhurave nga përpjekjet për të përmirësuar informalitetin, ndonëse pranon se ka potencial që veprimet e qeverisë të rezultojnë të suksesshme. Në mënyrë që të kenë rritje të qëndrueshme të të ardhurave, autoritetet duhet të ndjekin me forcë një kuadër modern të menaxhimit të rrezikut si pjesë e një strategjie më të gjerë për të përmirësuar mospagimin e taksave.

Kjo është një përpjekje afat-mesme që kërkon identifikimin e rreziqeve të mospagimit të taksave dhe të ndërmarrë kontrolle bazuar në rrezik. Analiza fillestare e të dhënave ka filluar tashmë. Ndërsa rendimentet e të ardhurave nga kjo përpjekje do të duan më shumë kohë të materializohen, zbatimi i kësaj strategjie më të gjerë është thelbësor për të arritur një rritje të qëndrueshme në të ardhurat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button