Ekonomia

FMN: Sektori energjitik po përmirësohet, kurse prodhimi i brendshëm- nën potencialin e vet

 Shefi i misionit të FMN-së për Shqipërinë, Nadeem Ilahi, ka deklaruar sot se “situata energjitike në Shqipëri ka ardhur duke u përmirësuar pas masave që ka marrë Qeveria; ka rritje të të ardhurave dhe ulje të humbjeve në këtë sistem, – tha ai, – ndaj ne e nxisim Qeverinë që të vazhdojë në këtë drejtim.”

FMNFMN-ja ka rishikuar programin ekonomik të Shqipërisë dhe ka dhënë disa konkluzione lidhur me ato që janë arritur deri tani. Kreu i FMN-së, Ilahi ka dalë para mediave sëbashku me Guvernatorin e BSH-së, Gent Seitajn; Ministrin e Financave, Shkëlqim Canin si dhe Ministrin e Ekonomisë, Arben Ahmetajn.

Sipas Ilahit, përsa i përket prodhimit të brendshëm, ai është nën potencialin e tij ndërsa kreditë e këqia mbeten problem për ekonominë. Ecuria fiskale nga ana tjetër ka qënë në përputhje me programin dhe shkalla e rritjes ekonomike, është e përmirësuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button