Tiranë 31°C · Pjesërisht vranët 26 August 2026
S&P 500 7,677 ▲0.32%
DOW 53,577 ▲0.3%
NASDAQ 26,151 ▲0.66%
NAFTA 80.00 ▼2.87%
ARI 4,681 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $78,342 ▼ -1.12% ETH $2,445 ▼ -1.29% XRP $1.4055 ▼ -5.18% SOL $96.0200 ▼ -3.79%
S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.00 ▼2.87 % ARI 4,681 ▼0.3 % S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.00 ▼2.87 % ARI 4,681 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
26 Aug 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Fundi i politikës pro ruse të Orban, Hungaria shpall Rusinë kërcënim

BUDAPEST, 26 gusht /ATSH-DPA/- Qeveria e re e Hungarisë e ka cilësuar Rusinë një “kërcënim”, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm nga politika e jashtme pro-ruse e ndjekur gjatë viteve të qeverisjes së ish-kryeministrit Viktor Orban.

Ky qëndrim është përfshirë në një dokument që përcakton udhëzimet për delegacionin hungarez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që do të zhvillohet në shtator.

Dokumenti është nënshkruar nga pasardhësi i Orban, Peter Magyar, dhe është publikuar dje në mbrëmje në Fletoren Zyrtare të Hungarisë.

“Hungaria dënon agresionin ushtarak rus dhe mbështet plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”, thuhet në dokument.

Në të theksohet gjithashtu se Hungaria njeh të drejtën e Ukrainës për vetëmbrojtje.

“Sjellja e Rusisë përbën kërcënim për Hungarinë, Evropën dhe rendin global”, vijon dokumenti.

Budapesti deklaron se mbështet të gjitha përpjekjet që mund të çojnë në negociata për një paqe të qëndrueshme dhe garanci afatgjata sigurie për Ukrainën.

Gjatë 16 viteve të qeverisjes së Orban, Hungaria shpesh e zbuti ose pengoi zbatimin e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë dhe ndërmori fushata kundër Ukrainës, e cila prej shkurtit 2022 po përballet me pushtimin e plotë rus.

Qëndrimi i Budapestit është kritikuar vazhdimisht nga Bashkimi Evropian.

Pas ardhjes në pushtet, Magyar njoftoi menjëherë një ndryshim të politikës së jashtme dhe distancim nga qasja e paraardhësit të tij.

Qeveria e tij e qendrës së djathtë, lejoi në qershor nisjen e negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në BE, një proces që Orban e kishte bllokuar për dy vjet.

Në bisedimet dypalëshe me Ukrainën, Hungaria ka zgjidhur gjithashtu, shumicën e çështjeve të diskutueshme në marrëdhëniet me vendin fqinj, përfshirë të drejtat e pakicës hungareze në rajonin ukrainas të Transkarpatisë, pranë kufirit me Hungarinë.

Megjithatë, ndryshe nga vendet e tjera të NATO-s, Hungaria vazhdon të refuzojë dërgimin e armëve në Ukrainë.

Qeveria e Magyar kundërshton gjithashtu, procesin e përshpejtuar të anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.