Tiranë 31°C · Pjesërisht vranët 26 August 2026
S&P 500 7,677 ▲0.32%
DOW 53,577 ▲0.3%
NASDAQ 26,151 ▲0.66%
NAFTA 80.18 ▼2.65%
ARI 4,675 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $78,742 ▼ -0.8% ETH $2,466 ▼ -0.58% XRP $1.4289 ▼ -3.79% SOL $97.4500 ▼ -2.24%
S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.18 ▼2.65 % ARI 4,675 ▼0.42 % S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.18 ▼2.65 % ARI 4,675 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
26 Aug 2026
Breaking
Politika

Gogu: Drejtësia duhet të jetë shërbim, jo vetëm gjykim

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, kërkon që matja e reformës në drejtësi të mos kufizohet vetëm te numri i çështjeve të zgjidhura, kohëzgjatja e tyre apo cilësia e vendimeve, por të përfshijë edhe përvojën konkrete të qytetarit në kontaktin e parë me sistemin.

Në editorialin e dytë të serisë “Shënime mbi drejtësinë”, me titull “Drejtësia nuk nis në gjykatë”, ministri e vendos theksin te aksesi në drejtësi, duke nisur nga informacioni dhe ndihma juridike falas, deri te ndërmjetësimi, shërbimet digjitale dhe gjuha e përdorur nga institucionet.

“Përvoja e qytetarit, nga trotuari ku shkel, te dera që çelet e te përgjigjja që merr, duhet të shndërrohet në tregues të performancës e jo të mbetet shënim në fund të faqes”, shkruan Gogu.

Sipas tij, qytetari nuk e ndan përvojën në sportel nga vendimi që merret në përfundim të procesit. Për këtë arsye, mekanizmat që e ndihmojnë të gjejë zgjidhje — ndihma juridike, ndërmjetësimi, informimi dhe shërbimet elektronike — nuk mund të konsiderohen thjesht si pjesë administrative, por si kontakti i parë i qytetarit me drejtësinë.

Ministri ndalet edhe te digjitalizimi, i cili, sipas tij, ka vlerë vetëm kur e afron shtetin me qytetarin. “Një platformë që kërkon durimin e një juristi për t’u përdorur, nuk është më shërbim, por një pengesë e re me fytyrë bashkëkohore”, thekson ai.

Gogu sqaron se përmirësimi i aksesit nuk prek pavarësinë e gjykatave, ndërsa nënvizon përgjegjësinë e institucioneve për ta bërë informacionin të kuptueshëm dhe shërbimin të arritshëm.

“Aksesi në drejtësi është prova e përditshme nëse sundimi i ligjit zbatohet apo mbetet në letër. Jo raportet e Brukselit, por dera që njeriu gjen hapur ose mbyllur”, përfundon ministri.

https://www.linkedin.com/pulse/kur-drejt%25C3%25ABsia-nis-para-gjykat%25C3%25ABs-toni-gogu-gjoze/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.