☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.47 ▼1.58%
ARI 3,905 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,188 ▲ +0.68% ETH $2,273 ▲ +0.56% XRP $1.2466 ▼ -0.55% SOL $94.2000 ▼ -1.56%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.47 ▼1.58 % ARI 3,905 ▲0.15 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.47 ▼1.58 % ARI 3,905 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Greqia vijon betejën me zjarret, situata më kritike në Kretë

ATHINË, 31 korrik /ATSH-DPA/- Zjarrfikësit grekë kanë vazhduar edhe sot betejën me disa vatra zjarri, ndërsa erërat e forta po pengojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve, veçanërisht në ishullin mesdhetar të Kretës, ku ndodhet zjarri më i madh.

Sipas autoriteteve zjarrfikëse, era po përhap flakët dhe po krijon vazhdimisht vatra të reja, duke kufizuar përdorimin e avionëve dhe helikopterëve për shuarjen e zjarrit.

Megjithatë, pritet që kushtet atmosferike të përmirësohen gjatë mbrëmjes, duke lejuar rifillimin e operacioneve ajrore në mënyrë të sigurt.

Terreni i vështirë i Kretës, me gryka të thella dhe zona malore, po e bën të vështirë edhe ndërhyrjen nga toka.

Autoritetet njoftuan se shumë turistë janë rikthyer në zonën turistike të Agia Galini, pasi rreth 8 000 persona ishin larguar ditët e fundit, për shkak të tymit të dendur ose ishin evakuuar si masë parandaluese.

Ndërkohë, zjarrfikësit mbeten në gatishmëri edhe në pjesë të tjera të Greqisë.

Vatra më të vogla zjarri, vazhdojnë të digjen në Peloponez, pranë qytetit-port të Patrës, si edhe në ishujt e Egjeut Andros, Paros dhe Kalymnos.

Në ishullin Paros, ekipet po luftojnë ende me vatrat aktive dhe riaktivizimet e zjarrit që ka nisur që të martën.

Ndërsa në Andros dhe Kalymnos situata është përmirësuar, sipas autoriteteve. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.