🌤️
Tiranë 37°C · Kryesisht kthjellët 31 July 2026
S&P 500 7,443 ▲0.07%
DOW 52,219 ▲0.02%
NASDAQ 25,213 ▲0.36%
NAFTA 85.65 ▲2.46%
ARI 4,082 ▼1.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
₿ CRYPTO
BTC $63,310 ▼ -2.62% ETH $1,869 ▼ -3.16% XRP $1.0663 ▼ -1.79% SOL $73.3200 ▼ -1.93%
S&P 500 7,443 ▲0.07 % DOW 52,219 ▲0.02 % NASDAQ 25,213 ▲0.36 % NAFTA 85.65 ▲2.46 % ARI 4,082 ▼1.9 % S&P 500 7,443 ▲0.07 % DOW 52,219 ▲0.02 % NASDAQ 25,213 ▲0.36 % NAFTA 85.65 ▲2.46 % ARI 4,082 ▼1.9 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
31 Jul 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Ademi dhe Duka nderojnë Franco Baresin: Një legjendë që do të mbetet pjesë e historisë së futbollit

https://omg10.com/4/11463930

Ademi dhe Duka nderojnë Franco Baresin: Një legjendë që do të mbetet pjesë e historisë së futbollit


Ndarja nga jeta e legjendës së futbollit italian, Franco Baresi, ka sjellë reagimin edhe të drejtuesve të futbollit në Kosovë dhe Shqipëri.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka shprehur pikëllimin për humbjen e një prej mbrojtësve më të mëdhenj në historinë e futbollit, duke e cilësuar Baresin si simbol të besnikërisë, profesionalizmit dhe lidershipit.

“Sot futbolli botëror humbi një nga figurat më të mëdha të tij. Lajmi për ndarjen nga jeta të kapitenit legjendar të Milanit e Kombëtares së Italisë, një prej mbrojtësve më të kompletuar në historinë e këtij sporti, na trishtoi të gjithëve”, ka shkruar Ademi në një postim.

Ai ka theksuar se Baresi nuk ishte vetëm një futbollist i jashtëzakonshëm, por edhe një simbol i vlerave që e karakterizojnë futbollin.

“Kosova do ta kujtojë me respekt të veçantë legjendën italiane, i cili në dy raste ishte për vizitë, duke ndarë me komunitetin tonë të futbollit përvojën, frymën dhe vlerat e një kampioni të madh”, ka deklaruar presidenti i FFK-së.

Ademi u ka shprehur ngushëllime familjes Baresi, klubit AC Milan, Federatës së Futbollit të Italisë dhe të gjithë dashamirëve të futbollit.

Edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ikonës italiane, duke e cilësuar atë një prej figurave më emblematike të futbollit italian.

“Me trishtim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Franco Baresit, legjendës së AC Milan dhe një prej figurave më emblematike të futbollit italian”, ka shkruar Duka.

Sipas tij, Baresi ishte simbol i besnikërisë, lidershipit dhe elegancës në fushën e lojës, duke mishëruar për dekada vlerat e klubit ku kaloi gjithë karrierën.

“Me karrierën dhe personalitetin e tij, ai frymëzoi breza të tërë futbollistësh dhe tifozësh, duke fituar respektin e mbarë komunitetit sportiv”, ka shkruar presidenti i FSHF-së.

Franco Baresi u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare. Ai konsiderohet një nga mbrojtësit më të mëdhenj të të gjitha kohërave, duke kaluar gjithë karrierën e tij te AC Milan, me të cilin fitoi trofe të shumtë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.