☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.47 ▼1.58%
ARI 3,905 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,188 ▲ +0.68% ETH $2,273 ▲ +0.56% XRP $1.2466 ▼ -0.55% SOL $94.2000 ▼ -1.56%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.47 ▼1.58 % ARI 3,905 ▲0.15 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.47 ▼1.58 % ARI 3,905 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

KISHINEV – Sandu: Anëtarësimi i Moldavisë në BE duhet të bazohet në meritë, jo në vonesa

KISHINEV, 31 korrik /ATSH-DPA/- Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu paralajmëroi sot për vonesat e panevojshme, në përpjekjet e vendit të saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, duke kërkuar që procesi të bazohet vetëm në meritë.

“Ne nuk presim rrugë të shkurtra apo përjashtime, por një proces të bazuar në merita”, tha Sandu, pas takimit me kryeministrin e Bavarisë, Markus Soder, në Kishinev.

Ajo theksoi se të gjithë partnerët e përfshirë në këtë proces, duhet të ecin përpara me të njëjtin vendosmëri, duke shtuar se situata gjeopolitike e bën kohën një faktor vendimtar.

Bisedimet zyrtare për anëtarësim mes Bashkimit Evropian dhe qeverisë së Kishinevit kanë nisur në qershor të vitit 2024.

Një vit më parë, Sandu vendosi si objektiv që Moldavia të bëhet pjesë e BE-së deri në vitin 2030.

Vendi i vogël shpreson se anëtarësimi në BE, do t’i sigurojë më shumë mbrojtje ndaj një kërcënimi të mundshëm nga Rusia.

Sandu e cilësoi afatin e vendosur prej saj si “ambicioz, por edhe realist”.

Ajo theksoi se Gjermania është një nga vendet partnere më të rëndësishme të Moldavisë.

Presidentja e Moldavisë kërkoi një integrim më të madh të kompanive moldave në zinxhirët ekonomikë gjermanë dhe tha se vendi është i hapur për më shumë angazhim nga kompanitë bavareze.

Sipas saj, bashkëpunimi më i ngushtë ekonomik, mund të ndihmojnë gjithashtu në rindërtimin e Ukrainës.

“Ne duam të ndërtojmë një Moldavi të sigurt dhe demokratike”, deklaroi Sandu.

Kryeministri bavarez kërkon vendim të shpejtë

Para vizitës në Moldavi, Markus Soder ka theksuar mbështetjen e tij për procesin e anëtarësimit të vendit në BE dhe ka kërkuar gjithashtu, përshpejtim të vendimmarrjes në Kishinev.

“Moldavia mund të mos jetë vendi më i madh, por është shumë e rëndësishme nga pikëpamja gjeopolitike. Ne besojmë se Moldavia duhet të ketë një vend në Bashkimin Evropian”, tha Soder.

Ai vlerësoi përpjekjet e moldavëve për të përmbushur kërkesat e anëtarësimit, duke shtuar se, po lind një shoqëri tjetër, një vend tjetër që është gati për rrugën drejt Bashkimit Evropian. /

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.