☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.47 ▼1.58%
ARI 3,905 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,188 ▲ +0.68% ETH $2,273 ▲ +0.56% XRP $1.2466 ▼ -0.55% SOL $94.2000 ▼ -1.56%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.47 ▼1.58 % ARI 3,905 ▲0.15 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.47 ▼1.58 % ARI 3,905 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

BERLIN – Merz i kërkon Spanjës të sigurojë kufirin e jashtëm të BE-së pas mbërritjes së mijëra emigrantëve

BERLIN, 31 korrik /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman Friedrich Merz i bëri thirrje sot Spanjës, të rimarrë sa më shpejt kontrollin e situatës në Ceuta, pasi dhjetëra mijëra emigrantë hynë në territorin spanjoll nga Maroku.

“Mbrojtja e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian, është thelbësore për luftën kundër emigracionit të paligjshëm”, deklaroi Merz.

Ai i kërkoi gjithashtu Marokut, të pranojë menjëherë kthimin e emigrantëve të paligjshëm.

Deklarata e Merz, erdhi pasi media spanjolle raportoi se rreth 50 000 emigrantë kanë kaluar në mënyrë të parregullt nga Maroku drejt Ceutës gjatë 24 orëve të fundit, duke nxitur debat politik në Bashkimin Evropian mbi sigurinë e kufijve.

Merz tha se mirëpret synimin e qeverisë spanjolle, për të penguar lëvizjen e emigrantëve drejt Evropës kontinentale, ndërsa Franca ka njoftuar tashmë masa të reja sigurie, përgjatë kufirit të saj me Spanjën.

Edhe sekretarja e përgjithshme e sapoemëruar e partisë së Merz, Franziska Hoppermann, paralajmëroi se Bashkimi Evropian nuk duhet të humbasë kontrollin mbi kufijtë e tij të jashtëm.

“Emigracioni i paligjshëm, përbën një kërcënim për vendin dhe shoqërinë tonë. Nuk duhet të ketë humbje të kontrollit në kufij”, tha Hoppermann. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.