🌤️
Tiranë 37°C · Kryesisht kthjellët 31 July 2026
S&P 500 7,443 ▲0.07%
DOW 52,219 ▲0.02%
NASDAQ 25,213 ▲0.36%
NAFTA 85.65 ▲2.46%
ARI 4,082 ▼1.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
₿ CRYPTO
BTC $63,310 ▼ -2.62% ETH $1,869 ▼ -3.16% XRP $1.0663 ▼ -1.79% SOL $73.3200 ▼ -1.93%
S&P 500 7,443 ▲0.07 % DOW 52,219 ▲0.02 % NASDAQ 25,213 ▲0.36 % NAFTA 85.65 ▲2.46 % ARI 4,082 ▼1.9 % S&P 500 7,443 ▲0.07 % DOW 52,219 ▲0.02 % NASDAQ 25,213 ▲0.36 % NAFTA 85.65 ▲2.46 % ARI 4,082 ▼1.9 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
31 Jul 2026
Breaking
Kosova

​Lushaku: Më 6 gusht të konstituohet Kuvendi

https://omg10.com/4/11463930

Lidhja Demokratike e Kosovës pret që seanca e 6 gushtit të përmbyllet me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Kështu u shpreh të premten përfaqësuesja e këtij subjekti politik, Jehona Lushaku pas takimit konsultativ me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu për formimin e institucioneve.

“Jemi dakorduar që të procedojmë në bazë të rregullores së punës edhe në bazë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Insistojmë që seanca konstituive duhet të ndodhë me datën 6 dhe të përmbyllet procesi i konstituimit të Kuvendit, me qëllim që Kosova të ketë institucione funksionale dhe të, ta kthejmë funksionalitetin institucional të shtetit tonë. Dhe me qëllim që të mos bëhet asnjë vonesë, ne synojmë që Kuvendi të ketë, të konstituohet në datën e caktimit të, dhe thirrjes së seancës”, deklaroi ajo.

E pyetur nëse LDK-ja pret rikthimin e takimeve me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit, Lushaku tha se aktualisht nuk ka ndonjë ftesë, por nuk e përjashtoi mundësinë e vazhdimit të dialogut.

Sa i përket asaj që a pritet një unifikim brenda Grupit parlamentar të LDK-së ajo tha se angazhimi i partisë duhet të jetë në funksion të themelimit të institucioneve të reja dhe se Grupi Parlamentar do të veprojë në përputhje me këto orientime.

“LDK-ja kishte Kuvendin e jashtëzakonshëm dje, ku me një rezultat e rikonfirmoi kryetarin Abdixhiku për ta vazhduar mandatin e tij deri në fund. Po ashtu u miratua një deklaratë politike, në të cilën u përcaktua se angazhimi i LDK-së dhe i deputetëve duhet të jetë në funksion të bërjes së institucioneve. Grupi parlamentar do të jetë në harmoni me këtë deklaratë, sepse Kuvendi i LDK-së është organi më i lartë që përcakton orientimet strategjike të partisë”, tha ajo.

Ajo foli edhe lidhur me raportimet për largime nga LDK-ja pas zhvillimeve të fundit në parti. Tha se mund të ketë vendime individuale në nivele të caktuara organizative, por se nuk sheh ndonjë fenomen të tillë në LDK.

“Jo, tani dorëheqje eventuale, ndonjë nëndegë, kryetari i nëndegëve mund të ketë, por kjo është krejt vendim individual i secilit. Nuk kemi vërejtur asnjë fenomen që është i pranishëm tani në, në parti. Ju e dini që LDK-ja është partia më demokratike që ka një dialog të brendshëm dhe një ushtrim të demokracisë me votim të fshehtë, është e vetmja parti në Kosovë. Ju e dini që brenda këtyre katër viteve disa herë kemi thirrur kuvende për çështje për t’i përcaktuar këto dhe në mënyrën më demokratike me votim të fshehtë i kemi nënshtruar votimit dhe jemi përcaktuar pastaj për votimin e shumicës. Ky është parim kryesor në demokraci, ku pjesa tjetër pastaj pajtohet me vendimin e shumicës, se ky është parim elementar në demokraci”, tha ajo. /kp/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.