☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.19 ▲1.29%
ARI 4,060 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,976 ▲ +1.26% ETH $2,359 ▲ +1.8% XRP $1.3376 ▲ +2.89% SOL $101.6900 ▲ +1.25%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.19 ▲1.29 % ARI 4,060 ▼0.37 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.19 ▲1.29 % ARI 4,060 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Mosmarrja e rregullt e ilaçeve për diabetin 2 rrit rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

– Ata që ndjekin rregullisht trajtimin për diabetin e tipit 2 kanë më pak rrezik për infarkt dhe goditje në tru, sipas një studimi të Universitetit të Kopenhagës, i udhëhequr nga Jordi Merino, nga Novo Nordisk Foundation Center for Basic Metabolic Research, shkruan salute.eu.

“Ilaçet nuk funksionojnë te ata që nuk i marrin”. Kjo shprehje e famshme e admiralit amerikan Everett Koop shërben edhe një herë si një paralajmërim që nuk duhet nënvlerësuar, veçanërisht për personat që trajtohen për diabetin e tipit 2.

Personat që nuk i marrin rregullisht ilaçet e përshkruara rrisin rrezikun për zemrën dhe trurin, duke pasur më shumë gjasa të pësojnë infarkt ose goditje në tru, krahasuar me ata që ndjekin me kujdes trajtimin e rekomanduar nga mjeku.

Në këtë përfundim ka arritur një studim i ekspertëve të Universitetit të Kopenhagës, i udhëhequr nga Jordi Merino, nga Novo Nordisk Foundation Center for Basic Metabolic Research. Studimi është publikuar në revistën shkencore The Lancet Regional Health – Europe.

Ata që ndjekin trajtimin kanë më pak rrezik

Studiuesit analizuan të dhënat e 79.510 të rriturve të diagnostikuar së fundmi me diabet të tipit 2, të cilët kishin nisur të merrnin ilaçe jo-insulinike gjatë viteve 2005–2012.

Të dhënat e farmacive u ndoqën për 10 vjet, duke identifikuar tre grupe: 41% e pacientëve e ndoqën rregullisht trajtimin; rreth 33% kishin një nivel mesatar të respektimit të terapisë; 26% e ndërprenë trajtimin herët dhe kishin një nivel të ulët të vazhdueshëm të aderimit.

Rezultatet treguan se personat që nuk i merrnin rregullisht ilaçet për diabetin kishin një 27% më shumë rrezik për ngjarje të rënda kardiovaskulare, si infarkti ose goditja në tru, krahasuar me ata që i merrnin rregullisht.

Edhe personat me respektim të pjesshëm të trajtimit kishin një 7% më shumë rrezik.
Rreziku ishte veçanërisht i lartë për sëmundjet ishemike të zemrës, ku aderimi i ulët ndaj trajtimit lidhej me një rritje prej 45% të rrezikut.

Ndërsa për goditjen në tru, tek personat që nuk ndiqnin rregullisht trajtimin rreziku ishte 24% më i lartë.

Marrja e rregullt e ilaçeve të përshkruara për diabetin e tipit 2 është një faktor i rëndësishëm për kontrollin e sëmundjes dhe për uljen e rrezikut të komplikacioneve të zemrës dhe trurit./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.