☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.64 ▲0.13%
ARI 4,075 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,095 ▼ -5.17% ETH $2,238 ▼ -7.46% XRP $1.1942 ▼ -9.37% SOL $90.0400 ▼ -6.72%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.64 ▲0.13 % ARI 4,075 ▼0.95 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.64 ▲0.13 % ARI 4,075 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Kronika

Vrau nënën dhe plagosi babanë, Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Zhym, në Njësinë Administrative Krutje të Lushnjës, ku një 45-vjeçar dyshohet se ka sulmuar me sëpatë prindërit e tij. Si pasojë, nëna e tij 80-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa babai është plagosur rëndë.

Sipas të dhënave paraprake, Florion Dalladaku dyshohet se ka goditur nënën e tij, Florije Dalladaku, 80 vjeçe, dhe babanë, Hasanin. E moshuara nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Babai i 45-vjeçarit është transportuar fillimisht në spitalin e Lushnjës, në gjendje kritike për jetën. Për shkak të rëndimit të gjendjes, ai është dërguar më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar.

U largua me makinën e vëllait

Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga banesa duke marrë automjetin e vëllait të tij. Ai është lokalizuar dhe ndaluar më pas nga një patrullë e Policisë në Fier.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po merren në pyetje familjarë dhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni për konfliktet apo situatën brenda familjes.

I afërmi: Kishte probleme të shëndetit mendor

Sipas dëshmive të të afërmve, 45-vjeçari ishte trajtuar prej vitesh për probleme të shëndetit mendor dhe, gjatë gjashtë viteve të fundit, kishte qenë dy herë i shtruar në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit.

Të afërmit kanë deklaruar gjithashtu se vite më parë ai kishte tentuar të vriste me armë gjahu një bashkëfshatar dhe për këtë ngjarje ishte dënuar nga drejtësia.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e saktë të ngjarjes, motivin e sulmit dhe rrethanat që paraprinë krimin brenda familjes. Autoritetet pritet të japin më shumë informacion në vijim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.