⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,701 ▼ -0.13% ETH $2,236 ▲ +0.21% XRP $1.1556 ▼ -2.7% SOL $89.4100 ▼ -1.34%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Rritet çmimi i naftës, i afrohet 100 dollarëve për fuçi mes konfliktit SHBA-Iran

FOKUS – Çmimi i naftës rritet në rreth 100 dollarë mes përshkallëzimit të konfliktit SHBA-Iran

Nju Jork/Londër (dpa) – Çmimi i naftës u rrit sërish sot në orët e para të tregtimit, pasi sulmet e reja mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, në Gjirin Persik rritën shqetësimet për furnizimin me naftë dhe burime të tjera energjetike.

Çmimi i naftës “Brent”, që përdoret si një nga treguesit kryesorë të çmimeve të naftës në botë, për kontratat që do të dorëzohen në nëntor, u rrit me më shumë se 1,1%, duke arritur në 99,04 dollarë për fuçi.

Më herët, çmimi kishte arritur në 99,68 dollarë.

Nafta “Brent” është rritur me më shumë se 60%, që nga fillimi i këtij viti dhe po i afrohet nivelit prej 100 dollarësh për fuçi, për herë të parë që nga fundi i korrikut.

Edhe produktet e përpunuara të naftës, si nafta për automjete dhe industri, janë shtrenjtuar edhe më shumë.

Rritja e çmimeve lidhet me përhapjen e konfliktit në Lindjen e Mesme drejt Detit të Kuq, pranë Arabisë Saudite, ndërsa paralelisht vazhdon edhe lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.

Edhe çmimet e gazit natyror në Evropë, u rritën për të katërtën ditë radhazi, pas sulmeve të fundit amerikane.

Ngushtica e Hormuzit, një pikë kyçe për furnizimin me energji

Përplasjet mes SHBA-së dhe Iranit për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit janë përshkallëzuar gjatë ditëve të fundit.

Ngushtica është një rrugë detare jashtëzakonisht e rëndësishme për transportin e naftës, gazit natyror të lëngshëm dhe plehrave bujqësore.

Çdo pengesë në këtë zonë mund të ndikojë drejtpërdrejt në furnizimin dhe çmimet e energjisë në tregjet botërore.

Ushtria amerikane tha se kishte shkatërruar pesë anije cisternë iraniane që transportonin naftë bruto, ndërsa një prej tyre ishte fundosur.

Sipas SHBA-së, veprimet u ndërmorën si kundërpërgjigje ndaj sulmeve iraniane ndaj një anijeje luftarake amerikane.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) tha se ishte kundërpërgjigjur menjëherë me sulme të fuqishme me raketa ndaj Jordanisë, aleate e SHBA-së.

Agjencia shtetërore jordaneze e lajmeve “Petra” raportoi se forcat e armatosura të Jordanisë kishin interceptuar 20 raketa balistike. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.