☁️
Tiranë 30°C · Vranët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 95.06 ▲2.18%
ARI 4,438 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $79,011 ▲ +0.35% ETH $2,492 ▲ +0.06% XRP $1.4221 ▲ +1.69% SOL $103.6100 ▼ -0.02%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 95.06 ▲2.18 % ARI 4,438 ▼0.02 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 95.06 ▲2.18 % ARI 4,438 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Politika

Nisja e sesionit të ri parlamentar dhe komunikimi me qytetarët, Rama mbledh kabinetin dhe drejtuesit politikë

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë gjatë mesditës së sotme, 9 shtator, drejtuesit politikë dhe ministrat në periferi të Tiranës, në një takim ku pritet të diskutohen prioritetet e Partisë Socialiste për nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Në fokus të takimit pritet të jetë jo vetëm aksioni i ri politik i mazhorancës, por edhe porositë e lëna më herët nga Rama për forcimin e komunikimit me qytetarët dhe për një angazhim më të drejtpërdrejtë në dëgjimin dhe adresimin e problematikave të tyre përmes “Pranisë Besnike”.

Takimi vjen pak ditë pas mbledhjes që kryeministri zhvilloi me grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Gjatë asaj mbledhjeje, Rama u ndal te projektet e reja të komunikimit të qeverisë dhe të partisë, duke përmendur nismat “Prania Besnike”, “BESA”, “Pasqyra Albania” dhe “Shkalla e Meritës”.

Sipas Ramës, këto iniciativa duhet të shihen si pjesë e një reforme më të gjerë në marrëdhënien mes qytetarit dhe shtetit.

Në këtë kuadër, ka nisur edhe nisma “Prania Besnike”, e cila zhvillohet çdo të premte, në orën 17:00, në të njëjtën orë dhe në të njëjtin vend, në çdo njësi administrative të vendit. Synimi është forcimi i kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe identifikimi i problematikave në terren.

Nisja e sesionit të ri parlamentar erdhi me ndryshime në qeveri, ku Klodian Spahiu është emëruar ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, pas dorëheqjes së Evis Salës.

Krahas ndryshimeve në ekzekutiv, një nga çështjet që pritet të shkaktojë debat në Kuvend është edhe reforma territoriale. Partia Socialiste kërkon reduktimin e numrit të bashkive, ndërsa opozita kërkon shtimin e tyre. Propozimi për riorganizimin territorial ka shkaktuar protesta edhe në disa prej bashkive që rrezikojnë të preken nga reforma dhe të bashkohen me njësi të tjera vendore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.