⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,701 ▼ -0.13% ETH $2,236 ▲ +0.21% XRP $1.1556 ▼ -2.7% SOL $89.4100 ▼ -1.34%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – SHBA-ja shkatërron pesë anije cisternë iraniane në shenjë hakmarrjeje

UASHINGTON, 9 shtator /ATSH-DPA/- Ushtria amerikane njoftoi sot se ka shkatërruar pesë anije cisternë iraniane me naftë, në përgjigje të sulmeve me raketa të kryera nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ndaj një anijeje luftarake amerikane.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha se anija amerikane i shmangu sulmet dhe se asnjë ushtarak amerikan nuk u plagos.

Katër anije cisternë u goditën në Gjirin e Omanit, ndërsa një tjetër pranë ishullit Kharg.

Ekuipazheve iu kërkua të braktisnin anijet përpara goditjes. Një nga anijet cisternë më pas u fundos.

Sipas CENTCOM, anijet ishin pjesë e një rrjeti të paligjshëm shumë-miliardësh që financon IRGC-në dhe grupet aleate të Iranit në rajon.

Ndërkohë, Jordania tha se kishte interceptuar 18 raketa balistike iraniane, ndërsa dy të tjera ranë në zona të izoluara. Nuk pati të plagosur.

IRGC pretendoi se kishte sulmuar bazën ushtarake amerikane Al-Azraq në Jordani, në kundërpërgjigje ndaj goditjeve amerikane.

Raportimet për shpërthime në dy baza amerikane në Jordani nuk janë konfirmuar nga autoritetet amerikane apo jordaneze.

Në Iran, mediet raportuan gjithashtu shpërthime në ishullin Kharg dhe pranë qytetit port Jask.

Kharg është pika kryesore e eksportit të naftës së Iranit dhe ka rëndësi të madhe strategjike.

Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga pikat më të nxehta të konfliktit.

Përmes saj transportohet një pjesë e rëndësishme e naftës dhe gazit në botë, ndërsa tensionet kanë penguar ndjeshëm lundrimin.

SHBA-ja po kërkon të rrisë presionin ndaj Teheranit përmes një bllokade detare të porteve iraniane, ndërsa të dyja palët kanë shkëmbyer vazhdimisht sulme në javët e fundit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.