☁️
Tiranë 30°C · Vranët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 95.05 ▲2.17%
ARI 4,442 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $79,034 ▲ +0.3% ETH $2,495 ▲ +0.02% XRP $1.4218 ▲ +1.58% SOL $103.5000 ▼ -0.24%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 95.05 ▲2.17 % ARI 4,442 ▲0.07 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 95.05 ▲2.17 % ARI 4,442 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Salla: Bursa Bujqësore, më shumë alternativa dhe fuqi negociuese për fermerët në shitjen e prodhimit

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi nismën për ngritjen e Bursës Bujqësore, një mekanizëm i ri që synon të ndryshojë mënyrën se si fermerët lidhen me tregun, duke u dhënë më shumë informacion dhe alternativa në momentin e shitjes së prodhimit.

Përmes Bursës Bujqësore, blerësit me shumicë do të mund të deklarojnë produktin që kërkojnë, sasinë, cilësinë dhe çmimin që janë të gatshëm të ofrojnë. Fermerët, nga ana tjetër, do të kenë mundësi të shohin dhe krahasojnë ofertat, duke zgjedhur atë që u leverdis më shumë.

“Kalojmë nga ‘sa është çmimi?’, te ‘kush po e blen dhe cila është oferta më e mirë?’. Çdo ditë, përmes Bursës Bujqësore, ky informacion do të jetë i aksesueshëm për fermerët, duke i lidhur ata drejtpërdrejt me kërkesën reale të tregut”, u shpreh Ministri Salla.

Sipas tij, mekanizmi i ri synon të krijojë një treg më transparent, të organizuar dhe konkurrues, duke rritur njëkohësisht fuqinë negociuese të fermerëve përballë blerësve.

“Ne duam që fermeri të mos jetë vetëm përballë një oferte, por të ketë mundësi të zgjedhë mes ofertave, sepse kur ka më shumë alternativa, ka më shumë mundësi për një çmim më të mirë dhe më të drejtë për punën e fermerit”, theksoi Salla.

Ministri nënvizoi se Bursa Bujqësore vjen edhe si përgjigje ndaj një prej shqetësimeve më të shpeshta të ngritura nga fermerët, çmimit me të cilin shitet prodhimi i tyre.

“Bursa Bujqësore është një hap i ri drejt një tregu më të fortë dhe më të drejtë për fermerin shqiptar”, përfundoi Ministri Salla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.