⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,701 ▼ -0.13% ETH $2,236 ▲ +0.21% XRP $1.1556 ▼ -2.7% SOL $89.4100 ▼ -1.34%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

LONDËR – Konflikti Argjentinë-BM për Ishujt Falkland rikthehet në qendër të vëmendjes, goditen kompanitë e naftës

LONDËR, 9 shtator /ATSH-DPA/- Argjentina ka nisur procedura për vendosjen e sanksioneve ndaj 15 personave dhe kompanive të tjera, që lidhen me kërkimet për naftë pranë Ishujve Falkland, të cilët Britania e Madhe i quan Ishujt Falkland, ndërsa Argjentina Ishujt Malvine.

Me këtë vendim, numri i personave dhe kompanive ndaj të cilëve Argjentina po ndërmerr masa arrin në 60. Emrat e tyre nuk janë bërë publikë.

Vendimi vjen pasi qeveria e presidentit Javier Milei njoftoi më herët se do të paraqiste edhe një kallëzim penal ndaj kompanisë së naftës “Navitas Petroleum”, për aktivitetet e saj pranë ishujve.

Milei ka përsëritur se Argjentina i konsideron Ishujt Falkland, territor të saj dhe ka paralajmëruar se çdo kompani nafte që vepron në këtë zonë do të përballet me sanksione.

Argjentina po përpiqet të ndalojë ose të pengojë kompanitë që kërkojnë dhe nxjerrin naftë pranë Ishujve Falkland, duke e lidhur këtë me pretendimin e saj se ishujt i përkasin Argjentinës.

Tensionet mes Argjentinës dhe Britanisë së Madhe, janë rritur sërish pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili la të kuptohej se SHBA-ja mund të mos e mbështeste BM-në, në rast të një konflikti të ardhshëm për ishujt.

Ishujt Falkland kontrollohen nga Britania e Madhe, ndërsa Argjentina vazhdon të pretendojë sovranitetin mbi ta.

Në vitin 1982, Argjentina pushtoi ishujt, duke shkaktuar Luftën e Falklandit, në të cilën humbën jetën 255 ushtarë britanikë, 655 argjentinas dhe tre banorë të ishujve.

Në një referendum të vitit 2013, 99,8% e banorëve të Ishujve Falkland, votuan për të qëndruar nën administrimin britanik.

Ndërkohë, kompania britanike “Rockhopper”, e cila bashkëpunon me “Navitas” për projektin e naftës pranë ishujve, tha se nuk pret që masat e Argjentinës të kenë ndikim të madh mbi projektin. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.