☁️
Tiranë 12°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 95.90 ▲3.72%
ARI 5,030 ▲0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,361 ▲ +1.2% ETH $2,332 ▲ +3.52% XRP $1.5336 ▲ +3.28% SOL $94.5700 ▲ +1.05%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.90 ▲3.72 % ARI 5,030 ▲0.55 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.90 ▲3.72 % ARI 5,030 ▲0.55 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Politika

Fondet e shpenzuara në fushatë, KQZ: Do të nisë auditimi, kërkohen ekspertë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nëpërpjet një deklarate publike i bën apel ekspertëve kontabël të licensuar që të shprehin interesin e tyre pranë KQZ-së, për auditimin e fondeve të përfituara dhe shpenzuara gjatë fushatës zgjedhore nga partitë politike. Zëdhënsja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, tha se ekspertët  kontabël të regjistruar pranë Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA), përveç kushteve të përgjithshme të ushtrimit të profesionit duhet të plotësojnë disa kritere.

Ndërkohë KQZ në këtë fazë të procesit, është angazhuar në procedurën e relatimit dhe shqyrtimit të kërkesave ankimore paszgjedhore, të paraqitura nga subjektet zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhjet e 21 qershorit. Konkretisht, nga 78 kërkesa ankimore, të paraqitura nga subjektet zgjedhore, për 38 prej tyre KQZ ka vendosur mospranim të kërkesës ankimore, për 22 rrëzim të kërkesës ankimore, për 17 ka vendosur kthim për plotësim të kërkesës ankimore, dhe për 1 KA, subjekti ka bërë tërheqjen e kërkesës ankimore.

KQZ në pritje të përfundimit të procesit të ankimimit kundër vendimeve për miratimin e rezultateve të zonave zgjedhore, do të përllogarisë shpërndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore, mbi bazën e numrit të votave të vlefshme që kanë marë subjektet zgjedhore.  Së fundi, KQZ në bazë të Kodit Zgjedhor do të përcaktojë numrin e votave të fituar nga secili subjekt në rang vendi, bazuar në rezultatin e votave të fituara nga çdo subjekt zgjedhor për votimin për këshillat e qeverisjes vendore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.